• Disharmonia e Trump me Macron dhe klima e Parisit

Lufta me fjalë e presidentit të Amerikës me homologun e tij francez, gjatë vizitës së tij në Paris dhe mospranimi i tij që të tregojë respekt para memorialit të ushtarëve amerikanë, u shoqërua me kritika të gjera.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, dhe Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të shtunën janë takuar në Paris në rrethana kur para kësaj kanë marrë qëndrime të ashpra kundër njëri-tjetrit.

Drump në vazhdim të qëndrimeve kundër Macron, e ka quajtur ofendues propozimin e presidentit francez për formimin e ushtrisë evropiane. Mirëpo Macron në konfirmimin e propozimit të vet, ka thënë: "Formimi i kësaj ushtrie, ka për qëllim forcimin e kapacitetit ushtarak dhe pavarësisë së Evropës". Trump i cili ka udhëtuar drejt Parisit për të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Luftës së Parë Botërore, të premten pasi ka hyrë në këtë qytet, në një mesazh të publikuar në Twitter kundër Macron ka shkruar se ideja e tij për formimin e "Ushtrisë Evropiane", është ofenduese.

Presidenti i Francës më parë propozimin për formimin e ushtrisë evropiane e ka vlerësuar si një plan i përshtatshëm për Evropës për të mos qenë e varur nga Amerika. Ky qëndrim i Macron është shoqëruar me reagim  të ashpër të homologut të tij amerikan. Në këto rrethana lufta me fjalë e Trump me Macron ka vazhduar edhe në takimin e të dy presidentëve në Paris.

Rreth 70 udhëheqës botërorë, përfshi presidentët amerikanë dhe rusë, Donald Trump e Vladimir Putin, do të shënojnë 100-vjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez, në orën 11 me atë lokale.

Ndërkohë, ceremonitë në Zelandën e Re, Australi, Indi, Hong Kong dhe Mianmar kanë shënuar fillimin e shfaqjeve përkujtimore në mbarë botën, për një konflikt që përfshiu miliona trupa ushtarake nga vendet e kolonizuara në Azi e Afrikë.

Krerët e kombeve të “Commonwealth”-it, forcat e të cilëve u dërguan nën komandën britanike 100 vite më parë, dhanë gjithashtu një mesazh paqeje dhe shprese për botën, për shekullin në vijim.

“Ajo ishte një luftë ku India nuk u përfshi drejtpërdrejt, e megjithatë ushtarët tanë luftuan në mbarë botën për kauzën e paqes”, shkroi kryeministri indian, Narendra Modi, në Twitter këtë të diele.

“Për të nesërmet tona, ata hoqën dorë nga ‘e sotmja’ e tyre”, tha kryeministri australian, Scott Morrison përpara një turme njerëzish të mbledhur për ceremoninë kombëtare të Ditës së Përkujtimit në Canberra.

Përkujtimoret në Paris, të përqendruara në varrin e “Ushtarit të Panjohur” nën Harkun e Triumfit, pritet të përfshijnë edhe paralajmërimet mbi rrezikun e nacionalizmit në kohët moderne.

“Kjo nuk është thjesht një ditë përkujtimoreje, por duhet të jetë edhe një thirrje e fuqishme për veprim”, tha një ditë më parë Kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi vizitoi zonën pyjore në verilindje të Francës ku u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit.

Merkel do të mbajë gjithashtu edhe fjalimin hapës, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në një konferencë të titulluar “Forumi i Paqes së Parisit”, që do të mbahet pas shërbesës përkujtimore në “Champs Elysees”, paraditen e kësaj të diele.

I organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, forumi në fjalë synon të nënvizojë rëndësinë e institucioneve ndërkombëtare për ndihmesën e dhënë në zgjidhjen e konflikteve, në parandalimin e luftërave dhe në përhapjen e prosperitetit. Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Mbretëresha Elizabeth II do të marrin pjesë në një ngjarje më vete, në Londër.

Tags

Nov 11, 2018 14:58 Europe/Tirane
Komente