• Senatori amerikan paralajmëron për rreziqet e ambicieve të princit të kurorës së Arabisë Saudite

Senatori republikan i Amerikës ka deklaruar se veprimet dhe sjelljet e palogjikshme të princit të kurorës së Arabisë Saudite do ta dëmtojnë Amerikën.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Marco Rubio, senatori republikan i Amerikës, ka thënë se Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ishte i informuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe kishte dorë vrasjen e tij.

Marco Rubio ka thënë se përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për ta ruajtur koalicionin me Arabinë Saudite, është një përpjekje e pasuksesshme.

Gazetari kritik saudit Jamal Khashoggi është rrëmbyer më 2 tetor, pasi kishte hyr në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë dhe disa ditë më vonë mediat publikuan lajmin për vrasjen e tij.

Tags

Dec 06, 2018 13:21 Europe/Tirane
Komente