• Pentagoni: SHBA ka kryer 'fluturim të jashtëzakonshëm' mbi Ukrainë

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer një fluturim "të jashtëzakonshëm" të vëzhgimit "për të ripohuar angazhimin e SHBA ndaj Ukrainës" mes tensioneve Rusi-Ukrainë.

Fluturimi u krye të enjten nën traktatin Qiej të Hapur nga një avion vëzhgimi OC-135 i Forcave Ajrore të SHBA, tha Pentagoni në një deklaratë të lëshuar të enjten. Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon tha për CNN se "koha e këtij fluturimi synon të ripohojë angazhimin e SHBA ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera partnere". Zëdhënësi i Pentagonit tha se fluturimi i fundit i tillë mbi Ukrainë ndodhi në vitin 2014 pasi ushtria ruse ndërhyri në Krime. "Shtetet e Bashkuara kërkojnë një marrëdhënie më të mirë me Rusinë, por kjo nuk mund të ndodhë ndërkohë që veprimet e saj të paligjshme dhe destabilizuese vazhdojnë në Ukrainë dhe gjetkë", sipas deklaratës së Pentagonit. Deklarata e Pentagonit tha se vëzhguesit amerikanë, kanadezë, gjermanë, francezë, britanikë, rumunë dhe ukrainas ishin në bordin e avionit gjatë fluturimit  vëzhgues.

 

Tags

Dec 06, 2018 18:52 Europe/Tirane
Komente