Dec 08, 2018 17:57 Europe/Tirane
  • Avioni spiun amerikan mbi bazat e Rusisë në Siri

Sipas qendrës gjurmuese të fluturimeve IntelSky,  avioni patrullues anti-nëndetëse Poseidon P-8A  i Marinës Amerikane zhvilloi një fluturim mbikëqyrje pranë brigjeve të Sirisë, ku janë të vendosura baza ajrore Hmeimin e Forcave Ajrore të Rusisë dhe baza e Marinës Ruse në Tartus.

Raporti për fluturimin e këtij avioni spiun erdhi pasi ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi në fund të tetorit se avioni Poseidon 8 i SHBA ishte në kontrollin manual mbi dronët pa pilot që kryen një sulm masiv në bazën ajrore ruse në Hmeimim të Sirisë. Pentagoni nuk ka komentuar për këtë çështje, por në të kaluarën aeroplanët e zbulimit të SHBA kanë kryer vazhdimisht fluturime mbi bazat Hmeimim dhe Tartus. Mbrojtja anti-ajrore e bazës Hmeimim sigurohet nga sistemet e avancuara S-400, ndërsa sistemet e raketave S-300, si dhe sistemet e raketave bregdetare Bastion të tipit tokë-det mbrojnë bazën detare ruse në Tartus.

 

Tags

Komente