Dec 09, 2018 09:55 Europe/Tirane
  • Nikki Halley: Arabia Saudite përgjegjëse për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Ambasadorja e dorëhequr e Amerikës në OKB, Nikki Halley, ka pohuar se Arabia Saudite është përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Në një intervistë për gazetën Atlantic, Halley tha se qeveria amerikane nuk do të neglizhojë vrasjen e gazetarit Khashoggi. Deklarata e ambasadores së dorëhequr të Amerikës në OKB vjen në kohën kur qeveria amerikane deri më tani nuk ka dënuar Riadin për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi. Sipas gazetës Uashington Post, qeveria amerikane po e komenton vrasjen e gazetarit në fjalë në mënyrë të atillë që Muhamed bin Selman të dalë i pafajshëm. Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe Riadi ka pranuar vrasjen e tij pas 18 ditësh.

 

Tags

Komente