Jan 03, 2019 08:59 Europe/Tirane
  • Trump: Kam marrë një letër të jashtëzakonshme nga lideri i Koresë së veriut

Donald Trump, presidenti i Amerikës ka deklaruar se ka marrë një letër të jashtëzakonshme nga lideri i Koresë së veriut Kim Jung-un.

Në të njëjtën kohën presidenti amerikan njoftoi se administrata e tij po bën përgatitje për një tjetër takim me liderin e Koresë së veriut dhe pretendoi se nëse nuk do të ndihte takimi i Singaporit sot mund të niste një luftë e madhe në gadishullin korean. Pak ditë më parë lideri koreano-verior, Kim Jong-un tha se ai është i angazhuar ndaj denuklearizimit, por ka paralajmëruar se mund të ndryshojë kurs nëse SHBA vazhdon të mbajë në jetë sanksionet e saj. “Nëse SHBA nuk e mban premtimin e bërë para botës dhe insiston me sanksionet dhe presionin mbi republikën tonë, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të konsiderojmë një rrugë të re për të mbrojtur sovrantitetin dhe interesat tona”, deklaroi Kim Jong-un. Ai i bëri komentet gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri. Vitin e kaluar, në të njëjtin okazion, ai e vendosi vendin në një rrugë të paprecedentë diplomacie ndërkombëtare me Korenë e Jugut dhe SHBA-në. Kim Jong-un takoi Presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar denuklearizimin në qershor 2018, por deri më tani rezultatet kanë qenë të pakta. Paqtimi i vitit të shkuar erdhi pas një 2017 të trazuar, kur Koreja e Veriut testoi raketa që mund të arrinin Shtetet e Bashkuara dhe një përshkallëzimi të retorikave mes Phenianit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që këmbenin fyerje dhe kërcënime për shkatërrim bërthamor.

Tags

Komente