Jan 10, 2019 20:03 Europe/Tirane
  • Turqia do të fillojë ofensivën në Siri nëse vonohet tërheqja e trupave amerikane

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se vendi i tij do të nisë një ofensivë kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) në Sirinë veriore, në rast se Shtetet e Bashkuara vonojnë tërheqjen e planifikuar të trupave të veta nga Siria.

"Nëse tërheqja amerikane shtyhet me justifikime qesharake siç janë ato se turqit do masakrojnë kurdët, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin, ne do ta zbatojmë këtë vendim", tha të enjten Mevlut Cavusoglu në një intervistë ekskluzive në rrjetin televiziv turk NTV. Diplomati i lartë turk pastaj theksoi se qeveria e Ankarasë do të vazhdojë me planin e saj të inkursionit në Siri. "Ne jemi të vendosur në fushë dhe në tryezë ... Ne do të vendosim për kohën e ofensivës dhe nuk do të marrim leje nga askush", tha Cavusoglu. Cavusoglu tha se Ankaraja do të luftojë YPG edhe nëse ushtarët amerikanë tërhiqen nga Siria apo jo. Tërheqja e trupave të ShBA-ve nga Siria nuk do të ndalet, pavarësisht kërcënimeve të Turqisë kundër aleatëve kurdë të Uashingtonit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi të mërkurën se Uashingtoni do të sigurojë mbrojtjen e kurdëve.

 

Komente