Jan 12, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Maduro nis mandatin e tij të ri në postin e Presidentit

Nikolas Maduro, presidenti i zgjedhur i Venezuelës, ditën e enjte ka bërë betimin përballë Gjykatës së Lartë dhe ka nisur zyrtarisht mandatin e dytë në postin e presidentit të vendit.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në këtë pozitë, ndonëse procesi zgjedhor është përcjellë me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave. Në votime kanë dalë 46 për qind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike.  Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit. “Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë proces zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë ai. Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave, Maduro ka fituar 67.7 për qind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 për qind apo 1.8 milion vota. ”Ata më kanë nënvlerësuar”, ka thënë Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë së zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, mirëpo shumica e opozitës ka bojkotuar rezultatin. Maduro në ceremoninë e betimit ka kritikuar dhe dënuar sulmet e kundërshtarëve vendas e të huaj dhe ka thënë: Ne jemi një demokraci reale, popullore dhe revolucionare. Nuk jemi një demokraci e krijuar nga gjenitë apo super-milarderët të cilët për të forcuar ekonominë e tyre kanë shkuar në luftë dhe grabisin popujt. Amerika që nga koha e ardhjes në pushtet të të majtëve në Venezuelë me metoda dhe komplote të ndryshme është munduar të rrëzojë qeverinë dhe presidentin e Venezuelës. Këtë e tregon edhe sulmi që iu bë kohë më parë presidentit Maduro në një fjalimi të tij. Gazeta amerikane Nju Jork Times ka bërë publike takimin e autoriteteve amerikane me disa nga oficerët kundërshtarë të ushtrisë së Venezuelës dhe ka zbuluar programin e dështuar për rrëzimin e Nikolas Maduro nga posti i presidentit të Venezuelës. Kjo gazetë citon burime nga autoritetet amerikane dhe thotë se një ish ushtarak i Venezuelës ka pasur takime të fshehta me autoritetet amerikane dhe ka thënë se grushti i shtetit ka dështuar. Ministri i brendshëm i Venezuelës, Z. Nseton Reverol, njoftoi arrestimin e 6 personave të cilët akuzohet si autorë të atentatit për vrasjen e presidentit Nikolas Maduro.  Sipas ministrit të brendshëm personat në fjalë janë arrestuar në qendër të qytetit Valencia dhe ata më herët kanë marrë pjesë në grevat dhe trazirat e dhunshme të vitit 2014. Mes kritikave se Nikolas Maduro do ta përdorte incidentin për të sulmuar kundërshtarët, autoritetet venezuelase kanë vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të lidhur me sulmin me dron të mbushur me eksplozivë të ndodhur një ditë më parë. Të dyshuarit nisën dy dronë të mbushur me eksplozivë gjatë një ceremonie ushtarake që Presidenti Maduro ishte duke mbajtur në Karakas. Njëri u devijua nga forcat e sigurisë, ndërsa tjetri ra mbi një godinë. Pamjet e drejtpërdrejta të fjalimit të Maduros treguan fillimisht vështrimin shqetësuese përpara të presidentit, e më pas dhjetëra ushtarë që ia mbathën nga vendngjarja. Sipas autoriteteve venezueliane, nga sulmi mbetën të plagosur 7 ushtarë. Incidenti ndodhi në kohën kur Maduro ishte duke folur në ceremoninë që shënonte 81-vjetorin e ushtrisë kombëtare. Dy “drone” të mbushur me eksplozivë shpërthyen shumë pranë podiumit ku ndodhej presidenti, sipas ministrit të Komunikimeve, Jorge Rodriguez.

 

 

Tags

Komente