Jan 12, 2019 14:02 Europe/Tirane
  • Shpërthim në qendër të Parisit, 4 te vdekur dhjetëra të plagosur

Katër persona humbën jetën nga shpërthim i fuqishëm i shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës (12 janar) konfirmon policia. 

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur mbi 30 vetë.

Shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise, duke shkaktuar zjarr dhe panik në zonë.

Makinat u shkatërruan ndërsa banesat përreth u dëmtuan nga shpërthimi në 9th Arrondissement.

Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Twitter dhe duken dëme të shumta.

Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi. 

Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një furrë rreth orës 09:00. 

Furra ‘Hubert’ nuk ishte hapur në kohën e shpërthimit, raporton gazeta Le Parisien.

Parisi dhe qytetet tjera franceze janë përgatitur për protesta të reja anti-qeveritare këtë fundjavë nën organizimin e Xhaketave të Verdhja, me rreth 80,000 policë në gjendje gatishmërie.

Tags

Komente