Jan 12, 2019 14:52 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Gjermanisë: Kanali financiar Evropë-Iran së shpejti do të hyjë në funksion

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në një deklaratë të tij, ka folur për vështirësitë e krijimit të kanalit financiar special Evropë-Iran duke marrë parasysh daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në një intervistë me revistën "Spiegel", duke folur për vështirësitë e krijimit të kanalit financiar Evropë-Iran, deklaroi: "Vendosja në funksion e kanalit financiar-monetar mes Evropës dhe Iranit duke marrë parasysh daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, nuk është shumë e lehtë dhe vazhdimisht po përballet me vështirësi".

Ai shtoi: "Shpresojmë se në javët e ardhshme dhe në një kohë jo shumë të largët do të përfundojë procesi i krijimit të kanalit financiar mes Evropës dhe Iranit dhe ky kanal do të fillojë të funksionojë".

Ministri i jashtëm i Gjermanisë deklaroi se një prej faktorëve më të rëndësishëm për krijimin e këtij sistemi financiar të veçantë, është kundërshtimi i Amerikës me një veprim të tillë.

Maas tha: "Ne jemi duke punuar urgjentisht për të qartësuar nevojat përfundimtare të këtij procesi dhe për të caktuar vendin në të cilën do të jetë selia e këtij mekanizmi".

 

Tags

Komente