Jan 14, 2019 19:14 Europe/Tirane
  • Rusia ndërton bazë ushtarake në Detin e Kuq?

Një parlamentar i lartë sudanez deklaroi se një projekt-marrëveshje ushtarake me Rusinë mbi vizitat reciproke të flotave ushtarake të Rusisë dhe Sudanit mund të hapë rrugën për Moskën për të ndërtuar një bazë ushtarake të përhershme në brigjet e Detit të Kuq.

Gjeneralmajor Al-Hadi Adam, kreu i komitetit parlamentar të mbrojtjes të Sudanit, i tha të shtunën agjensisë së lajmeve Sputnik se marrëveshja përcakton udhëzimet për hyrjen e anijeve luftarake ruse dhe sudaneze në portet e të dy vendeve, duke e përshëndetur atë si një hap drejt vendosjes së marrëdhënieve strategjike. "Kjo marrëveshje do të hapë rrugën për më shumë marrëveshje dhe bashkëpunim më të madh ... ndoshta edhe një bazë ruse në Detin e Kuq ", tha zyrtari sudanez. Në nëntor 2017, presidenti sudanez Omar al-Bashir u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në qytetin rus të Soçit, ku të dy liderët shprehën dëshirën e tyre për të përmirësuar lidhjet ushtarake. Gjatë vizitës në Rusi, al-Bashir madje ofroi të ndërtojë një bazë ajrore për Rusinë në bregun e Detit të Kuq.

 

Tags

Komente