Jan 19, 2019 09:01 Europe/Tirane
  • Takimi i ardhshëm Kim-Trump në muajin shkurt

Presidenti Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në fund të shkurtit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Dy udhëheqësit do takohen për rinovimin e një dialogu të nivelit të lartë diplomatik që ka lehtësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, por që nuk ka treguar përparim në eliminimin e arsenalit bërthamor. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se data dhe vendndodhja e takimit do të shpalleshin më vonë. Lajmi për një takim të dytë erdhi pasi presidenti amerikan u takua në Shtëpinë e Bardhë për 90 minuta me një të dërguar të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, i cili udhëtoi në Washington për të diskutuar rreth denuklearizimit. Trump mbajti takimin e partë historik me Kim Jong Un në korrik të vitit të kaluar në Singapor. Nuk janë dhënë detaje sesi do realizohet  denuklearizimi i shtetit komunist.

Tags

Komente