Jan 22, 2019 09:20 Europe/Tirane
  • Polonia në dyshime për suksesin e takimit anti-iranian të Varshavës

Ministri i jashtëm i Polonisë pasi shprehu keqardhjen nga mospjesëmarrja e Rusisë në takimin e Varshavës tha se pa praninë e Moskës ky takim nuk mund të ketë sukses.

Jacek Czaputowicz, ministër i jashtëm i Polonisë, tha se Rusia luan rol të rëndësishëm në zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme dhe pa praninë e Moskës takimi i shkurtit në Varshavë nuk mund të arrijë suksesin e parashikuar. Moska ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në takimin anti-iranian të projektuar nga Amerika dhe që do të mbahet në Varshavë të Polonisë. Këtë takim e ka refuzuar edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini. Shefja e diplomacisë evropiane, gjatë punimeve të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE në Bruksel, deklaroi se në vend të pjesëmarrjes në konferencën e Varshavës të Polonisë, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Afrikan në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë.  Pavarësisht se Amerika ka njoftuar për pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të dhjetëra vendeve në konferencën e Varshavës, shumë vend gjatë ditëve të kaluara kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë.

Tags

Komente