Jan 26, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Gjermania, Franca dhe Anglia arrin marrëveshje për sistemin financiar të pavarur me Iranin

E përjavshmja gjermane ka bërë të ditur arritjen e akordit të Evropës në lidhje me sistemin financiar të pavarur nga dollari për të garantuar marrëdhëniet tregtare me Iranin pavarësisht sanksioneve të Amerikës.

E përjavshmja gjermane "Speigel" në një raport të saj ka shkruar se Gjermania, Franca dhe Anglia kanë arritur marrëveshje në lidhje me një sistem financiar të pavarur për të garantuar marrëdhëniet tregtare me Iranin pavarësisht sanksioneve të Amerikës.  

Kryetari i këtij mekanizmi financiar do të jetë një gjerman. Sipas kësaj reviste gjermane, Uashingtoni ka kërcënuar se do të ndëshkojë kompanitë evropiane që bëjnë shkëmbime tregtare me Iranin. Pavarësisht kësaj, shumë vende evropiane kanë punuar në një plan se si mund të anashkalohen sanksionet e Amerikës kundër Iranit. Për këtë qëllim duhej të themelohej një mekanizëm i veçantë i quajtur SPV i cili do të garantojë shkëmbimet financiare mes kompanive evropiane dhe atyre iraniane në mënyrë të pavarur nga dollari. Ky sistem financiar i pavarur rregullohet dhe mbështetët më së shumti nga tre vende evropiane të cilat kanë marrë pjesë në negociatat për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Në bazë të kësaj, selia e këtij sistemi financiar do të jetë në Paris dhe Gjermania do të marrë përsipër administrimin e tij ndërsa Anglia do të rregullojë pjesën përkatëse të financave.

Sipas së përjavshmes gjermane "Spiegel", ky sistem financiar është një lloj i sistemeve shkëmbyese në të cilin llogaritë e kompanive iraniane dhe gjermane bëjnë shkëmbime financiare mes vete. Për shembull, një shumë parash të cilën duhet të marrë Irani në shkëmbim të dërgimit të naftës në Evropë, mund të qarkullojë drejtpërdrejtë në vendeve evropiane të cilat i shesin prodhimet e tyre në Iran. Ditën e hënë vendet pjesëmarrëse në këtë sistem financiar do të takohen në Bruksel për të biseduar detajet më të fundit në lidhje me këtë sistem.

Ideja për krijimin e një sistemi financiar të pavarur nga dollari për shkëmbimet tregtare me Iranit është paraqitur pak kohë pas daljes së Amerikës nga marrëveshjeve bërthamore me Iranin.

Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në fillim të janarit, në lidhje me këtë ka thënë se ata po bëjnë përpjekje të mëdha në këtë drejtim për të bërë të qarta edhe detajet më të fundit për këtë sistem.

 

Tags

Komente