Feb 06, 2019 07:02 Europe/Tirane
  • Senati miratoi ligjin

Senati i SH.B.A.-ve me miratimin e ligjit " Politika e Lindjes së Mesme" kundërshtoi tërheqjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara nga Siria dhe Afganistani dhe bëri thirrje për mbështetje ndaj regjimit sionist.

Sipas Associated Press, senatorët me 70 vota në favor kundrejt 26 votave kundër miratuan ligjin në fjalë, e cila thotë se ISIS dhe al-Kaeda janë ende një kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe se "tërheqja e shpejtë" nga Siria dhe Afganistani "mund të jetë në favor të terroristëve për  riformimin e grupit të tyre dhe destabilizimin e zonave kritike. "Presidenti i SHBA Donald Trump në dhjetor njoftoi se ai do të tërhiqe trupat amerikane nga Siria për shkak se ISIS ka dështuar dhe gjithashtu urdhëroi planin e tërheqjes së gjysmës së 14,000 trupave amerikane nga Afganistani. Sipas ligjit të Politikës së Lindjes së Mesme, sanksionet kundër Sirisë janë gjithashtu të destinuara për të forcuar aleancën ushtarake me regjimin sionist dhe Jordaninë. Senatorët gjithashtu ofruan kushte për pushtetarët dhe autoritetet lokale për të miratuar ligje kundër lëvizjes "Bojkot, mosinvestim dhe sanksione" të njohur me emrin BDS. Kjo lëvizje është një lëvizje kundër regjimit sionist.

Tags

Komente