Feb 11, 2019 08:57 Europe/Tirane
  • Pas disa javësh nis tërheqja e forcave amerikane nga Siria

Josef Wetol, shefi i shtabit qendror të ushtrisë amerikane ka dhënë mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria brenda disa javësh.

Wetol i cili është përgjegjës për monitorimin e forcave amerikane në Lindjen e Mesme tha se trupat amerikane në Irak do të qëndrojnë në formë të paprekur. shefi i shtabit qendror të ushtrisë amerikane tha se koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS të Amerikës, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Josef Wetol, shefi i shtabit qendror të ushtrisë amerikane tha se "procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur", edhe pse nuk dha detaje specifike. "Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave", tha Wetol. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rameilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

Tags

Komente