Feb 17, 2019 12:57 Europe/Tirane
  • Lavrov: Zbulimi i skenarit të improvizuar për sulm kimik në Duma, nuk u pëlqej perëndimorëve

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë të shtunën deklaroi se zbulimi i skenarit të improvizuar për sulm kimik në Duma të Sirisë, nuk u pëlqej shumë perëndimorëve dhe nuk është mirëpritur nga ata në nivel të duhur.  

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp gjatë punimeve të konferencës për siguri në Mynih të Gjermanisë, reagoi ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Turqisë për bashkëngjitjen e mundshme të Irakut dhe Libanit në negociatat e Astanasë dhe tha: "Bashkimi i faktorëve të tjerë rajonal në zgjidhjen e krizës së Sirisë nuk do të jetë i frytshëm".

Riam Dalati, gazetari i BBC, së fundi duke pohuar se sulmi kimik në Duma të Sirisë ishte një skenarë tërësisht i improvizuar dhe i pavërtetë, ka thënë: "Në këtë rajon nuk është përdorur as gazi Sarin dhe Londra ishte plotësisht e informuar në lidhje me këtë çështje".

 

Tags

Komente