Feb 18, 2019 19:58 Europe/Tirane
  • Pas zemërimit ndaj Izraelit, Polonia bojkoton samitin e Vishegradit

Në Varshavë, ofendimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu drejtuar qeverisë dhe popullit polak nxitën një krizë diplomatike që anuloi samitin e Vishegradit në Izrael.

Vendimi i papritur i Polonisë për të anuluar pjesëmarrjen e saj në konferencën e Vishegradit të planifikuar për të martën në Izrael që si një protestë kundër deklaratave të Netanjahut ishte një goditje e rëndë për këtë samit. Kriza u shkaktua javën e kaluar kur Netanjahu u tha gazetarëve se "polakët bashkëpunuan me nazistët". Ky koment ka zemëruar mikpritësit e tij polakë, të cilët refuzuan akuzat për bashkëpunim midis vendit të tyre dhe Hitlerit. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi të dielën se ai nuk do të merrte pjesë në samitin e kësaj jave të Vishegradit, ku do të merrnin  pjesë gjithashtu zyrtarë hungarezë, çekë dhe sllovakë. Pas bojkotit polak, samiti i planifikuar i vendeve të Grupit të Vishegradit (Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke) anulohet dhe do të zëvendësohet nga "bisedimet dypalëshe", njoftoi Kryeministri çek, Andrej Babis cituar nga Agjencia France Press. Ministria e Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin izraelit të premten, më 15 shkurt, pas deklaratës së Benjamin Netanjahut që akuzonte Poloninë për bashkëpunim me Gjermaninë naziste. Polonia priti një konferencë anti-iraniane në Varshavë të enjten më 14 shkurt, si pjesë e një veprimi armiqësor nga Tel Avivi dhe Uashingtoni kundër Teheranit. Dhe për të thënë se Polonia e ka kthyer kryeqytetin e saj në një arenë të vërtetë të shfaqjes anti-iraniane vetëm për t'i pëlqyer SHBA-ve dhe Izraelit. Në përgjigje, kryeministri polak e ka anuluar vizitën e tij në territoret e pushtuara, ku për momentin do zhvillohej një maskaradë tjetër që përfshin katër vende të Evropës Lindore, gjegjësisht Hungarinë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Sulmit të Netanjahut kundër polakëve u bëri jehonë Yisrael Katz, ministri i jashtëm izraelit, të dielën për të kujtuar "bashkëpunimin e disa polakëve me nazistët. "Është e paimagjinueshme që një Ministër i Jashtëm i sapoemëruar i referohet një deklarate të tillë të turpshme dhe raciste. Kjo është thjesht e papranueshme,"shkroi ambasadori polak në Izrael, Marek Magierowski. Qeveria polake tha se anulimi i samitit ishte "një sinjal i qartë për qeveritë e tjera dhe opinionin ndërkombëtar se e vërteta historike është thelbësore".Nazistët ndërtuan shumë nga kampet më të famshme të vdekjes në Poloni pasi pushtuan kete vend në fillim të Luftës së Dytë Botërore.Rreth gjashtë milionë qytetarë polakë humbën jetën gjatë luftës, prej të cilëve rreth tre milion ishin hebrenj.Qeveria polake argumenton se për shumë kohë polakët janë lidhur gabimisht me krimet e kryera nga Gjermania naziste në territorin polak.

 

Tags

Komente