Feb 18, 2019 21:11 Europe/Tirane
  • Media gjermane: SHBA po humbasin rolin udhëheqës global përballë Rusisë, Kinës dhe Iranit

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjatë fundjavës së kaluar, Zëvendëspresidenti i SHBA Mike Pence mburrej për "udhëheqjen e rinovuar amerikane në skenën botërore", duke folur mbi sanksionet kundër Rusisë, tarifat e ashpra kundër Kinës, "konfrontimin" me Iranin dhe qëllimet e SHBA për t'u tërhequr nga Traktati  INF.

Pavarësisht pretendimeve të zëvendëspresidentit të SHBA në Mynih, Uashingtoni në fakt po humbet terren ndaj Rusisë, Kinës dhe madje edhe Iranit, shkroi Spiegel Online. Duke folur në Mynih të shtunën, Pence mburrej që falë "udhëheqjes së Presidentit Donald Trump", Shtetet e Bashkuara ishin "më të forta se kurrë më parë, dhe ... ishin duke udhëhequr edhe një herë skenën botërore ". Në të vërtetë, shkruan Spiegel, bota që pretendon Pence ishte një "botë e çuditshme paralele" e cila "ka pak të bëjë me realitetin". "Amerika nuk po udhëheq, por po tërhiqet. Fuqitë e tjera po lëvizin në vakumin e lënë nga politika kaotike e Trumpit e quajtur 'America First'-Kina, Rusia, por edhe Irani. Dhe SHBA nuk po udhëheq, por është duke dhënë udhëzime", shkroi Spiegel. Sipas revistës, Pence shfrytëzoi paraqitjen e tij në Mynih për të lëshuar më shumë "urdhra" për Gjermaninë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë nevojën për të përmbushur objektivat e buxhetit të mbrojtjes prej dy përqind të GDP për aleancën e NATO-s (në vitin 2017, Gjermania shpenzonte ekuivalentin prej 45 miliardë dollarësh , ose vetëm 1.2 për qind të GDP-së së saj, për mbrojtjen). Më keq akoma, l vuri në dukjeSpiege, Pence "kërcënoi Gjermaninë haptazi me fundin e mundshëm të solidaritetit të aleancës" për shkak të mbështetjes së Berlinit për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 me Rusinë. Në fund të fundit, nënvizon Spiegel, Pence u bëri të qartë pjesëmarrësve të Konferencës së Sigurisë të Mynihut këtë vit se "udhëheqja amerikane është ajo ku njëra palë lëshon urdhra dhe pala tjetër i bindet".

 

Tags

Komente