Feb 21, 2019 13:43 Europe/Tirane
  • Gjobë e rënd për bankën e parë private në botë në Francë

Gjykata e Parisit ka dënuar me një gjobë të rëndë bankës UBS të Zvicrës, bankën e parë private në botë, për shkak të shkeljeve të rregullave tatimore.  

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se gjykata e Parisit ka deklaruar se akuza ndaj bankës zvicerane UBS është për shkak se ka ndihmuar me mijëra qytetarë francezë të ikin nga pagimi i tatimeve gjatë viteve 2004-2012

Sipas gjykatës së Parisit, niveli i gjobës ndaj bankës së parë private në botë kap shumën 3.700 miliardë euro i cili konsiderohet një rekord i paparë deri më tani në dënimin me gjobë ndaj bankave.

Gjykata e Parisit gjithashtu ka deklaruar se Banka UBS gjithashtu për shkak dëmeve të shkaktuar dhe interesit përkatës me ato, duhet t’i paguajë qeverisë së Francës edhe një shumë mbi 800 milionë euro që në këtë mënyrë shuma e gjobës ndaj kësaj banke private arrin në 4.5 miliardë euro.

 

Tags

Komente