Feb 21, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Turqia kritikon raportin e komitetit të PE

Turqia ka denoncuar si "të papranueshëm" një projekt-raport nga një komitet kyç i Parlamentit Europian që bën thirrje për pezullimin e negociatave me Ankaranë për pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian i bëri thirrje Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së që të pezullojnë zyrtarisht bisedimet me Turqinë, duke përmendur shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në Turqi, si dhe veprimet e sistemit të saj gjyqësor. "Thirrja në projekt-raport – i  cili nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe mban vetëm statusin e një vendimi këshillues – për të pezulluar zyrtarisht negociatat e pranimit të vendit tonë në BE është absolutisht e papranueshme", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Hami Aksoy në një deklaratë të enjten. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sugjeroi në tetor të vitit të kaluar se BE ishte i pasinqertë në bisedimet për anëtarësimin e Turqisë. Qeveria turke ka hedhur poshtë gjithashtu çdo ofertë të partneritetit me BE, përveç anëtarësimit të plotë.

 

Komente