Mar 15, 2019 20:50 Europe/Tirane
  • Përfundon konferenca e Brukselit për Sirinë

Komisari i BE për çështjet humanitare në përfundim të konferencës “ Mbështetje për të ardhmen e Sirisë dhe rajonit” në Bruksel, njoftoi për ndihmat me vlerë 7 miliard dollarë për emigrantët sirianë.

Christos Stylianides, bëri të ditur 7 miliard dollarë donacione për emigrantët sirianë dhe tha se një Siri e stabilizuar, e fortë dhe demokratike mund të arrihet vetëm nëpërmjet pajtimit politik. Mark Lukak koordinatori për çështjet humanitare në OKB gjithashtu në përfundim të kësaj konference shprehu kënaqësinë nga donacionet për emigrantët sirianë dhe shprehu falënderime për ato vende që u kanë ardhur në ndihmë emigrantëve siriane sidomos Turqisë, Libanit dhe Irakut. Lukak ndër të tjera tha se megjithëse ndihma humanitare janë të nevojshme mirëpo ato nuk mjaftojnë për zgjidhjen e krizës e cila ka nevojë për një rrugëzgjidhje politike për arritjen e paqes së qëndrueshme.  Konferenca “ Mbështetje për të ardhmen e Sirisë dhe rajonit” në Bruksel, nisi punimet më 12 mars, pa praninë e përfaqësuesit të qeverisë siriane.

Tags

Komente