Mar 15, 2019 20:50 Europe/Tirane
  • Franca kundërshton kthimin e fëmijëve të familjeve të ISIS

Zv/ministri i brendshëm i Francës ka thënë se fëmijët e terroristëve francezë që ndodhen të arrestuar dhe burgosur në Siri, për momentin nuk do të kthehen në Francë.

Loren Nuna, ka thënë se avokatët e familjeve të terroristëve të ISIS kanë kërkuar që fëmijët e tyre të kthehen në Francë. zv/ministri i brendshëm shtoi se shumica e këtyre fëmijëve janë arrestuar në Siri së bashku me nënën dhe babain e tyre dhe për momentin çështja e riatdhesimit të tyre nuk diskutohet. Më herët Donald Trump, presidenti Amerikës u ka kërkuar vendeve evropiane të pranojnë riatdhesimin e pjesëtarëve të ISIS që janë shtetas evropianë. Ky propozim i presidentit amerikan është kundërshtuar nga shumica e vendeve evropiane. Vlen të theksohet se vendet perëndimore nuk kanë kursyer asnjë ndihmë për terroristët në Siri.

Tags

Komente