Mar 18, 2019 15:41 Europe/Tirane
  • ISESCO kërkon të shpallet 15 marsi

Organizata ISESCO ka kërkuar që 15 marsi, data e sulmit terrorist në dy xhami në Zelandën e Re të shpallet si ditë ndërkombëtare për ta luftuar Islamofobinë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Abdulaziz Al-Tuvejxhiri, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Islamike për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO) që vepron në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, pas sulmit terrorist të kryer në dy xhami në Zelandën e Re, ka lëshuar një deklaratë e cila është publikuar në faqen zyrtare të kësaj organizate në të cilën ka paralajmëruar për zgjerimin e ekstremizmit dhe përhapjen e deklaratave të urrejtjes në botë kundër myslimanëve pavarësisht përpjekjeve të gjera që janë bërë në këto tre dekada të kaluara në fushën e zhvillimit të dialogut mes kulturave dhe civilizimeve.

Shtetet dhe institucionet ndërkombëtare dhe rajonale gjithashtu kanë kërkuar luftimin seriozisht kundër këtij fenomeni të rrezikshëm i cili po kërcënon paqen dhe sigurinë globale.

Al-Tuvejxhiri në deklaratën e tij ka theksuar: "Islamofobia është shndërruar në një problem global e cila pasoja të rënda dhe të rrezikshme për të drejtat qytetare të myslimanëve dhe për sigurinë dhe shëndetin e tyre në vendet jashtë botës islame".

Drejtori i përgjithshëm i ISESCO-s ka thënë: "Ky fenomen në përgjithësi është në kundërshtim të plotë me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me Deklaratën Botërore për të Drejtat e Njeriut, me traktatet, deklaratat dhe me konventat ndërkombëtare sidomos në kundërshtim të plotë me nenin 20 të konventës ndërkombëtare përkatëse me të drejtat qytetare dhe politike të njerëzve".

Ai në këtë kuadër kërkoi që data 15 mars, dita e kësaj vrasje makabre dhe çnjerëzore, të shpallet "Ditë Botërore për t'i luftuar të gjitha llojet dhe format e Islamofobisë".

 

Tags

Komente