Mar 18, 2019 20:46 Europe/Tirane
  • Bolton: Turqia armike e SHBA, sepse ka marrëdhënie të këqija me Izraelin!

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton nuk e ka përjashtuar idenë që Turqia është një "armik" i Shteteve të Bashkuara, duke e kritikuar Ankaranë për mbajtjen e një marrëdhënie "shumë të keqe" me aleatin e ngushtë të Uashingtonit, Izraelin.

Kur u pyet të dielën nga radio AM 970 nëse Turqia ishte një "mik apo armik" i SHBA, Bolton refuzoi të japë një përgjigje direkte dhe në vend të kësaj përmendi disa blloqe të mëdha penguese në lidhjet mes dy shteteve. "E pra e dini se ata janë ende një aleat i NATO-s, ne jemi duke u përpjekur të punojmë me ta, por ata kanë marrëdhënie shumë të këqija me miqtë tanë të ngushtë në Izrael", tha Bolton. Bolton tha se mosmarrëveshjet "në lidhje me konfliktin në Siri" ishin një çështje tjetër që ndikon në lidhjet dypalëshe mes SHBA dhe Turqisë. Ai më tej kritikoi Ankaranë për refuzimin e braktisjes së një marrëveshje për blerjen e sistemeve të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, një pengesë e madhe për marrëdhëniet SHBA-Turqi. "Ne jemi të shqetësuar për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore ruse të quajtur S-400 nga Turqia dhe ky është një problem i madh", tha Bolton.

 

Tags

Komente