Mar 18, 2019 20:48 Europe/Tirane
  • Erdogan:

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se sulmi masiv i kohëve të fundit kundër myslimanëve në Zelandën e Re është pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Turqisë, duke i bërë thirrje Willingtonit që të ndërmarrë seriozisht një hetim mbi masakrën dhe duke kërcënuar të kthejë "në tabut" të gjithë ata që përpiqen ta çojnë betejën në Stamboll.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili është një shtetas australian i identifikuar si Brenton Tarrant, që vrau 50 myslimanë në Zelandën e Re shkroi një manifest të detajuar, në të cilin ai e përshkroi presidentin turk si një "kryekomandant" i cili po udhëheq një vend që është " armiku më i vjetër i popullit tonë. " "Po vijmë për në Konstandinopojë dhe do të shkatërrojmë çdo xhami dhe çdo minare në qytet. Hagi Sophia do të çlirohet nga minaret, dhe Konstandinopoja do të jetë pronë e krishterë edhe një herë, "thuhet në manifestin e tij. Të hënën, Erdogan iu drejtua një tubimi në krahinën veriperëndimore të Çanakalasë për të përkujtuar betejën e Gallipolit në vitin 1915, kur ushtarët osmanë mundën forcat britanike duke përfshirë edhe trupat australiane dhe të Zelandës së Re që ishin duke u përpjekur të pushtonin gadishullin, një portë hyrëse për në Stamboll. "Kemi qenë këtu për 1.000 vjet dhe do të jemi këtu deri në apokalips, me dëshirën e Zotit", tha Erdogan. "Ju nuk do ta ktheni Stambollin në Konstandinopojë," shtoi Erdogan, duke iu referuar emrit të qytetit nën sunduesit e saj të krishterë bizantin, përpara se ai të ishte pushtohej nga osmanët myslimanë në vitin 1453. "Gjyshërit tuaj erdhën këtu ... dhe u kthyen në tabute", shtoi Erdogan. "Mos kini asnjë dyshim se ne do t'ju kthejmë si gjyshërit tuaj".

 

Tags

Komente