Mar 19, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Algjeri: aleati rus paralajmëron kundër komplotit të destabilizimit

Pas zbulimeve të burimeve të caktuara të informacionit mbi gjurmët e agjentëve izraelito-amerikanë në trazirat e fundit në Algjeri, tani është shefi i diplomacisë ruse që denoncon një konspiracion të mundshëm për sigurinë e këtij vendi strategjik në veri të Afrikës.

Në këtë kontekst, Lavrov u bëri thirrje qytetarëve algjerianë që të vendosin për fatin e tyre, duke neutralizuar çdo përpjekje për të destabilizuar vendin e tyre. Gjatë një takimi të martën me homologun e tij algjerian, Ramtane Lamamra, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia ishte e shqetësuar rreth protestave në Algjeri dhe mbi përpjekjet që po bëheshin për të destabilizuar këtë vend në veri të Afrikës. "Shumë vende tani po vuajnë nga ndërhyrjet e vendeve huaja në punët e tyre të brendshme", tha Lavrov, duke shtuar: "Rusia dhe Algjeria luajnë një rol udhëheqës në ruajtjen e sigurisë në Afrikën e Veriut. Ato ranë dakord mbi formimin e një grupi të përbashkët të nivelit të lartë për të koordinuar politikën e jashtme të të dy vendeve. "

 

Tags

Komente