Mar 21, 2019 20:39 Europe/Tirane
  • B-52 kërcënon, Rusia përgjigjet

Kremlini akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtimin e tensioneve duke dërguar bombardues strategjikë në kufijtë e Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit tha të enjten (21 mars) se fluturimet e bombarduesve bërthamorë të SHBA B-52, mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, pranë kufijve të Rusisë, kishin krijuar tensione në rajon. Më parë gjatë ditës, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte dërguar avionë luftarakë për të interceptuar një bombardues strategjik amerikan B-52 gjatë fluturimit mbi zonat kufitare të Rusisë. Avionët rusë detyruan B-52 të SHBA të linte hapësirën ajrore të Detit Baltik. "Në përgjithësi, dua të them se natyrisht, veprime të tilla nga Shtetet e Bashkuara nuk kontribuojnë në forcimin e atmosferës së sigurisë dhe stabilitetit në rajon pranë kufijve rusë", tha Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit. Ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës u përshkallëzuan pas përfundimit të Traktatit të Forcave Bërthamore, Shtetet e Bashkuara dërguan bombardues B-52 në Evropë të aftë për të mbajtur armë bërthamore.

 

Tags

Komente