Mar 23, 2019 08:08 Europe/Tirane
  • Kreu i partisë radikale në Danimarkë djeg Kuranin

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë radikal në Danimarkë ditën e premte në kuadër të veprimeve islamofobe ka djegur kuranin përballë parlamentit danez.

Agjencia turke Anadolu Agency  raporton se Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë ka djegur një kopje të Kur’anit, librit të shenjtë të myslimanëve, për të protestuar ndaj njerëzve që falin namazin e xhumasë para parlamentit danez. Në një tentim për të provokuar myslimanët gjatë faljes së namazit para parlamentit danez, një grup anëtarësh nga ekstremi i djathtë mbanin flamuj të Izraelit dhe shqetësonin myslimanët me altoparlantë gjatë faljes së namazit. Ndryshe, myslimanet kishin bërë këtë organizim pasi kishin marrë leje nga autoritetet për të protestuar ndaj sulmit terrorist të javës së kaluar në Zelandë të Re. Rasmus Paludan, kryetar i partisë Stram Kurs që ka pikëpamje anti-imigruese dhe anti-islame, tentoi që të provokoj myslimanët duke djegur një kopje të Kur’anit. Policia daneze ndërmori masa intensive të sigurisë dhe ndaloi gjashtë persona. Të premten e kaluar, të paktën 50 myslimanë u vranë dhe po aq u plagosën kur një terrorist hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood të qytetit Christchurch të Zelandës së Re dhe me gjakftohtësi vrau besimtarët e pranishëm, duke përfshirë edhe katër fëmijë.

Tags

Komente