Apr 17, 2019 21:01 Europe/Tirane
  • Kina pajiset me SU-57?

Rusia ka në plan të eksportojë në Kinë avionin më të avancuar luftarak, Sukhoi Su-57, një ofertë e përshkruar nga ekspertë kinezë, si një tregues i marrëdhënieve të ngushta strategjike mes dy vendeve.

Analistët kinezë janë gjithnjë e më shumë të bindur për aftësitë luftarake të Su-57, por disa vënë në dyshim integrimin e avionit rus në sistemin kinez, Kina ka zhvilluar avionin e vet të avancuar, J-20. Su-57E, një version për eksport i Su-57, pritet të marrë miratimin e Presidentit rus Vladimir Putin për eksportet brenda pak javësh, tha Viktor Kladov, Drejtor i Bashkëpunimit dhe Politikës Ndërkombëtare i Korporatës Shtetërore Ruse për Promovimin e Prodhimit dhe Eksportit të Produkteve Industriale të Mbrojtjes, Rostec. Kladov e përshkroi Kinën si një klient potencial. "Kina ka marrë kohët e fundit 24 aeroplanë Su-35 dhe në dy vitet e ardhshme do të marrë vendimin për të blerë Su-35 shtesë, për të ndërtuar Su-35 në Kinë, ose për të blerë një avion luftarak të gjeneratës së pestë " që me shumë mundësi mund të jetë Su-57E, "tha ai në një panair ndërkombëtar të produkteve ushtarake. I përshkruar nga Putini si "avioni më i mirë ushtarak në botë" më 19 mars, Su-57 është një avion multi-rol i gjeneratës së pestë, i aftë për luftimet ajrore dhe sulmet mbi objektivat tokësore dhe detare, njofton ITAR-TASS.

 

Tags

Komente