Apr 22, 2019 15:55 Europe/Tirane
  • Pompeo: Nuk synojmë veprime ushtarake kundër Iranit

Sekretari amerikan i shtetit thotë se vendi i tij nuk synon kurrfarë veprimi ushtarak kundër Iranit.

Faqja informative "Acsius" duke cituar tre burime të pranishme në takimin sekret të sekretarit amerikan të shtetit me krerët e 15 organizatave iraniano-amerikane, ka raportuar se Mike Pompeo në këtë takim ka theksuar se qeveria e Donald Trump nuk synon kurrfarë veprime ushtarake kundër Iranit për ndryshimin e sistemit shtetëror.

Sipas këtyre burimeve, Pompeo në fjalën e tij në këtë takim gjithashtu ka bërë përpjekje që të distancohet nga grupi terrorist MEK i cili mbështetet nga John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Rudi Giuliani, avokati personal i Donald Trump.

"Acsius" duke cituar burimet e saj, ka thënë: "Mike Pompeo në këtë takim ka përdorur shprehje indirekte dhe fjalor diplomatik dhe ka thënë: Amerika plotësisht është e kujdesshme që në lidhje me Iranin të mos përdor fjalor për ndryshimin e sistemit shtetëror në Iran".

Pompeo gjithashtu ka pohuar se nuk ekziston kurrfarë garancie që sanksionet të mos dëmtojnë popullatën e thjeshtë civile në Iran.

Kjo është në kohën kur autoritetet amerikane duke përfshijë edhe vet Pompeo, më para kanë pretenduar se qëllimi i sanksioneve është të goditet sistemi shtetëror i Iranit dhe populli iranian në asnjë mënyrë nuk janë objektiv i sanksioneve.

Tags

Komente