Apr 23, 2019 09:06 Europe/Tirane
  • Treni i blinduar i Kim Jong Un drejt Rusisë

Treni i blinduar i Liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un do të mbërrijë në Vladivostok të mërkurën përpara takimit të ardhshëm midis Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin, i tha agjencisë Sputnik një burim i hekurudhave të Rusisë.

Të hënën, Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) raportoi se Kim Jong Un do të vizitonte Rusinë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se kjo do të ndodhte "së shpejti". Më 23 prill, dy avionë nga Koreja e Veriut u ulën në aeroportin e Vladivostokut. Media e Koresë së Jugut njoftoi se shërbimi i sigurisë i Kim dyshohet se ishte në bordin e aeroplanëve dhe arriti në Rusi për t'u përgatitur për një takim midis Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin. Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se të dy liderët do të takoheshin në fund të prillit. Takimi pritet të zhvillohet në Universitetin Federal të Lindjes së Largët në Vladivostok, sipas raporteve të medias. Vendtakimi thuhet se është zgjedhur nga Koreja e Veriut për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

 

Tags

Komente