Apr 23, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Forcat e Khalifa Haftar ekzekutojnë të burgosurit

Faqja informative "Arabi 24" në një raport të saj duke cituar pamjet e incizuara filmike, ka theksuar se forcat e gjeneralit Khalifa Haftar në Libi po ekzekutojnë të burgosurit dhe robërit e luftës nëpër sheshe publike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo faqe informative në raportin e saj ka shtuar: "Në një prej videove të publikuara shihet se forcat e gjeneralit Khalifa Haftar flasin për trajtimin e të burgosurve dhe robërve të luftës që kanë kapur".

Në këtë video është publikuar pamja e Husejn Shutejba, një prej liderëve të forvave "Pajtimi Kombëtar" i cili është zënë rob dhjetë ditë më parë nga forcat e gjeneralit Khalifa Aftar në Libi dhe dhjetë ditë pas publikimit të kësaj video trupi i tij i pa jetë është gjetur në mesin e 9 trupave të tjerë të hedhur në rajonin Xhenduba në jug të zonës Gharjan në periferi të Tripolit.

Faqja informative "Arabi 24" ka theksuar: "Krimet e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar nuk kufizohen vetëm me ekzekutimet nëpër sheshe publike dhe ato po tregojnë edhe trupat e pajetë të personave që kanë ekzekutuar. Videot e publikuar tregojnë se këto forca po shkelmonin trupin e një adoleshenti të vrarë.

 

Tags

Komente