Apr 24, 2019 07:39 Europe/Tirane
  • Takht’revançi dorëzon letrat kredeciale tek sekretari Guterres

Maxhid Takht’revançi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB i ka dorëzuar sot sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, letrat e tij kredenciale.

Lajmi bëhet i ditur nga RTV i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) sipas të cilit ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në OKB më herët ka mbajtur postin e zëvendësit politik të përfaqësisë së Iranit në këtë organizatë dhe ka qenë edhe zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e Evropës dhe të Amerikës. Ambasadori Takht’revançi është propozuar nga ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif dhe është miratuar nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani në postin e përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në OKB. Maxhid Takht’revançi ka qenë edhe anëtar i ekipit negociator të Iranit që përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore. Maxhid Takht’revançi do të zëvendësojë ish ambasadorin iranian Golam’ali Khoshro.

Tags

Komente