Apr 24, 2019 07:40 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një rrjet terrorist në Rusi

Shërbimi federal i sigurisë në Rusi (FSB) njoftoi shkatërrimin e një rrjeti terrorist të varur nga grupi terrorist ISIS.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tasnim e lajmeve sipas të cilës anëtarët e këtij rrjeti terrorist të varur nga ISIS u arrestuan në kohën e programimit të disa sulmeve terroriste në Çeçeni të Tatarestan të Rusisë. Personat në fjalë ishin duke ndërtuar një autobombë dhe ishin duke marrë masat për sulme terroriste ndaj forcave të policisë në qytetet Kaspisk dhe Grozni. Muajt e fundit Rusia ka përjetuar disa sulme terroriste. Në mesin e vitit 2015 Rusia me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane ka dërguar trupa ushtarake në këtë vend dhe po përdor forcën e saj ajrore duke bombarduar grupet terroriste ISIS dhe Fronti Nusra në Siri. Pikërisht kjo ka cuar në shtimin e numrit të sulmeve terroriste brenda në territorin rus. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.

 

 

 

Tags

Komente