Apr 24, 2019 15:18 Europe/Tirane
  • Kushner konfirmon shpalljen e

Këshilltari i Donald Trump të martën ka konfirmuar se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do ta bëjë publik marrëveshjen e ashtuquajtur "Akordi i Shekullit" - e cila i ngjanë më tepër një pazarllëku të shekullit – për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palëve palestineze.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jared Kushner, dhëndëri dhe këshilltari i presidentit të Amerikës sot ka konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me këtë se qeveria e Amerikës pas muajit të Ramazanit do të bëjë publik "Planin e Paqes" të Uashingtonit për të krijuar kompromis mes regjimit sionist dhe palestinezëve.

Më parë mediat ndërkombëtare njoftuan se qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, pas përfundimit të muajit të Ramazanit do të prezantojë këtë plan që njihet më shumë si "Pazarllëku i Shekullit".

Plani "Pazarllëku i Shekullit" ose marrëveshja përfundimtare është një plan i propozuar nga qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist dhe me mbështetjen e Arabisë Saudite me gjasë për t'i dhënë fund konfliktit të Izraelit me Palestinës dhe një përgatitje për normalizimin e marrëdhënieve mes arabëve dhe Izraelit.

 

Tags

Komente