Apr 24, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • Gjermania dhe Franca nënshkruajnë kontratën më të shtrenjtë ushtarake të Evropës

Burimet informative sot kanë njoftuar për nënshkrimin e kontratës më të shtrenjtë për bashkëpunim ushtarak në Evropë mes Gjermanisë dhe Francës në muajin qershor.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi burimet gjermane të informimit kanë bërë të ditur se kontrata për bashkëpunim mes dy vendeve për projektimin e gjeneratës së re të avionëve luftarakë evropianë është shumë ambicioze dhe më e shtrenjta në llojin e vet.

Në bazë të kësaj Gjermania dhe Franca në mes të muajit qershor do të nënshkruajnë kontratën për projektimin dhe pajisjen e sistemit flotës së avionëve luftarakë evropian (FCAS). Kjo është në kohën kur shpenzimet për prodhimin e këtyre avionëve luftarakë të sofistikuar të cilët do t'i bashkohen flotës mbrojtëse të Evropës në vitin 2040, është llogaritur deri në 500 miliardë euro.

Sipas mediave gjermane, evropianet po bëjnë përpjekje që me një investim të madh në këtë projekt, të mbajnë veten në fushën e teknologjisë ushtarake në të njëjtin nivel me Amerikën, Rusinë dhe Kinën.

 

Tags

Komente