Maj 15, 2019 10:14 Europe/Tirane
  • A do të shfrytëzojë Evropa ultimatumin e Iranit për të ruajtur kredibilitetin e saj

Shkaku kryesor i shkeljeve të Evropës nuk është ajo që pretendojnë evropianët ose se ata duan të ruajnë interesat e kompanive të tyre të mëdha por është kërcënimi i Amerikës dhe mosinteresimi i autoriteteve evropiane për të kufizuar sundimin e Amerikës.

Agjencia Mejadin e lajmeve në një artikull të saj të titulluar “ Evropa e vjetër do të përdorë ultimatumin e Iranit për ruajtjen e kredibilitet të saj, shkruan se afati 60 ditor i përcaktuar nga Irani për evropianët që këta të fundit të zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre është një mundësi për Evropën që ajo të ringjallet dhe të dalë nga sundimi i Amerikës. Kasem Ezedin shkrimtar libanez në parathënien e këtij artikulli thotë: Kjo është një mundësi e shtrenjtë për Evropën që ajo në nga njëra anë të çlirohet nga peticioni i turpit nga frika e Amerikës dhe nga ana tjetër është një mundësi që ajo të çlirohet nga pamundësitë e saj dhe të dalë nga sundimi amerikan. Në takimin e fundit të krerëve të Evropës në Rumani, autoritetet evropiane për shkak të pamundësisë për tu përballur me sfidat ekzistuese kanë shprehur shqetësimin e vet, mirëpo në këtë mes Angela Merkel kancelare e Gjermanisë është optimiste se Evropa mund të bëjë diçka të përbashkët për paqen dhe mirëqenien. Nga ana tjetër Emanuel Makron ka paralajmëruar për rrezikun dhe ka thënë: Evropa duhet të ringjallet sepse në rast të kundërt ajo rrezikon shpërbërjen. Evropa e cila pas negociatave të gjata të Iranit dhe grupit 5+1 nënshkroi marrëveshjen bërthamore, u zotua të zbatojë disa angazhime që me gjithë largimin e Amerikës marrëveshja të qëndrojë. Evropianët 4 muaj pas deklarimit të vendimit për tu përballur me sanksione sekondare të Amerikës, krijuan sistemin e shkëmbimeve tregtare me Iranin INSTEX mirëpo ata kanë neglizhuar në vënien në funksion të këtij sistemi ndërkohë që krerët e qeverive evropiane gjithmonë ka kërkuar që Irani të zbatojë angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Mirëpo Irani për t’i dhënë fund humbjes së kohës dhe neglizhencës së evropianëve, atyre u ka dhënë 60 ditë afat kohë që për të ruajtur kredibilitetin e tyre të mos nxjerrin pretekste të tilla si interesat e përbashkëta me Amerikën. Me fjalë të tjera shkaku kryesor i shkeljeve të Evropës nuk është ajo që pretendojnë evropianët ose se ata duan të ruajnë interesat e kompanive të tyre të mëdha por është kërcënimi i Amerikës dhe mosinteresimi i autoriteteve evropiane për të kufizuar sundimin e Amerikës.

Tags

Komente