Maj 15, 2019 13:04 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë: Amerika kërkon largimin e plotë të Iranit nga Siria

Përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë ditën e martë duke përsëritur akuzat e pavërteta të autoriteteve të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se vendi i tij kërkon largimin e plotë të Iranit nga Siria.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se James Jeffrey pretendoi se Republika Islamike e Iranit është bërë shkak për destabilizimin e Sirisë.

Përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë gjithashtu ka theksuar se Amerika do të vazhdojë presionet mbi Damaskun dhe aleatet e tij nëpërmjet sanksioneve ekonomike, pranisë ushtarake në veri të Sirisë dhe ndërprerjen e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të vendeve perëndimore dhe arabe me Damaskun deri në kohën e formimit të një qeverie të re në Siri.

Vlen të theksohet se Republika Islamike e Iranit me kërkesë të qeverisë legjitime të Sirisë dhe për të luftuar kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Amerika dhe aleatet e saj, ka dërguar instruktorë ushtarak në Siri, veprim ky që nuk është pëlqyer fare nga Amerika. Ushtria Siriane me ndihmën e instruktorëve ushtarak të Iranit ka arritur të shitojë fitore në luftën kundër grupin terrorist ISIS dhe përfundimisht ta shpartallojë këtë grup.

Tags

Komente