Maj 15, 2019 13:55 Europe/Tirane
  • Kongresi i Amerikës në përpjekje për të transferuar avionët luftarakë F-35 në Turqi

Kongresi i Amerikë ka filluar përpjekjet për të penguar transferimin e avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në kohën kur autoritetet amerikane po ushtrojnë presion mbi Turqinë që të mos blejë sistemin raketor S-400 nga Rusia, komiteti i buxhetit në Kongresin e Amerikës ditën e martë ka publikuar një plan për ndalimin e transferimit të avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Në planin e komitetit të buxhetit në Kongresin e Amerikës është ndaluar shfrytëzimi i buxhetit të qeverisë federale për transferimin e avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Kongresi i Amerikës me këtë veprim do të pengojë çfarëdo lloj shpenzimesh duke përfshijë edhe karburantet apo pilotët që nevojiten për transferimin e avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Autoritetet amerikane kanë thënë se programi i Turqisë për blerjen e sistemit raketor S-400 të Rusisë ka vendosur në rrezik sigurinë e avionëve luftarakë F-35.

 

Tags

Komente