Maj 15, 2019 14:11 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Francës: Macron së shpejti takohet Khalifa Haftar

Ministri i punëve të jashtme të Francës ka deklaruar se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, së shpejti do të takohet me komandantin e grupit militant të quajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Jean-Yves Le Drian pretendoi se Macron në këtë takim do të bisedojë me gjeneral Khalifa Haftar në lidhje me marrëveshjen për armëpushim në Libi.

Le Drian nuk tregoi se ku do të zhvillohet ky takim, mirëpo pretendimi i tij se Macron në takim me gjeneral Haftar do të bisedojë për marrëveshjen e armëpushimit në Libi, bëhet në kohën kur Faiz Saraxh, kryeministri i qeverisë për pajtimin kombëtar të Libisë, së fundi ka kritikuar mbështetjen e Parisit ndaj gjeneral Khalifa Haftar.

Grupi i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalifa Haftar i cili për shumë vite me mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të disa shteteve perëndimore ka sunduar në pjesën lindore të Libisë, gjatë disa muajve të fundit ka filluar ofensivën në drejtim të Tripolit, kryeqytetit të Libisë.

 

Tags

Komente