Maj 15, 2019 20:27 Europe/Tirane
  • Putin: Irani sot ka programin më transparent bërthamor në botë

"Irani ka qenë vendi më transparent në botë që prej nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015", tha presidenti rus.

Vladimir Putin të mërkurën ka thënë se personalisht ka folur me drejtorin e ANEA dhe ai, ia ka konfirmuar se Irani nuk është i angazhuar aspak në ambiciet e tij bërthamore dhe ka zbatuar tërësisht angazhimet e tij që dalin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Putin ka thënë se sigurisht që sa i përket marrëveshjes bërthamore, e ardhmja e saj nuk varet vetëm nga Rusia. Presidenti rus në lidhje me supozimet për daljen e Iranit nga marrëveshja bërthamore, ka thënë se, ai disa herë ka folur me miqtë iranianë dhe sipas mendimit tim, është më e logjikshme që Irani të mbetet në marrëveshjen bërthamore, sepse nëse Irani del nga marrëveshja bërthamore, të nesërmen të gjithë do ta harrojnë se SHBA ka qenë nismëtare e shkatërrimit të marrëveshjes bërthamore dhe në fund të gjitha fajësimet do të bien mbi Iranin".

 

 

Tags

Komente