Sep 10, 2019 08:55 Europe/Tirane
  • Trump: Ka mundësi të takohem me Presidentin e Iranit!

Presidenti amerikan, duke iu referuar mundësisë së një takimi me Presidentin iranian, pohoi se ai nuk kishte asnjë problem me këtë takim!

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai mund të takohet me Presidentin iranian Hasan Ruhani dhe se nuk ka asnjë problem me një takim të tillë! Trump gjithashtu pohoi javën e kaluar se ai do të takohej me z.Hasan Ruhani në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Duhet të theksohet se Presidenti i RII, z.Hasan Ruhani, të enjten e kaluar në seancën e hapur të Parlamentit të Iranit,  deklaroi: "Ne kemi marrë shumë oferta për të biseduar me zyrtarët amerikanë, por përgjigja jonë do të jetë gjithmonë negative". Ai gjithashtu theksoi se nuk do të zhvillohen bisedime midis tij dhe zyrtarëve amerikanë derisa Uashingtoni të heqë sanksionet ndaj Teheranit.

 

Tags

Komente