Sep 11, 2019 14:36 Europe/Tirane
  • Në Londër u organizua marshi më i madhe i Ashurasë Husejnite

Marshi më i madh i Ashurasë Husejnite në Evropë, u organizua në rrugët e Londrës, kryeqytetit të Anglisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me mijëra myslimanë shiitë me shtetësi të ndryshme të martën në ditën e Ashurasë Husejnite kanë marshuar në rrugët e Londrës në formën e grupeve të zimbajtjes.

Në këtë marsh, kanë marrë pjesë të gjerë të rinjtë, vajzat dhe gratë myslimane duke mbajtur në duar flamujt tradicional të zbukuruar me emrin e Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë.

Edhe dje në mbrëmje janë zhvilluar programe speciale me rastin e "Natës së Të Panjohurve" në Qendrën Islamike të Londrës.

Dje e martë, ishte dita e dhjetë e muajit muharrem të vitit 1441 hixhri kameri, në të cilën shënohet përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në vitin 61 hixhri kameri në fushën e Qerbelasë.

 

Tags

Komente