Sep 11, 2019 14:43 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron Evropën në lidhje me vendosjen e raketave amerikane

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar vendet evropiane në lidhje me dislokimin e raketave amerikane në këto vende.

Gazeta ruse "Rossiyskaya Gazeta" njoftoi se Alexander Grushko, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: "Vendet evropiane në rast se pajtohen me dislokimin e raketave amerikane me rreze të mesme veprimi, do ta vendosin në rrezik sigurinë e tyre".

Rossiyskaya Gazeta theksoi: "Rusia posedon të gjitha mundësitë dhe potencialet e nevojshme për t'iu kundërpërgjigjur çfarëdo lloj kërcënimi në këtë drejtim".

Amerika dhe Aleanca Veri-Atlantike (NATO) gjatë viteve të fundit kanë shtuar praninë e vet në afërsi të kufijve me Rusinë.

Rusia gjithashtu për t'i mbrojtur kufijtë e saj, nëpërmjet veprimeve të ndryshme ka shtuar vëzhgimin e lëvizjeve të forcave të Amerikës dhe NATO-së.

 

Tags

Komente