Bota Islame, si qeveritë ashtu edhe popujt myslimanë duhet të njihen me drejtuesit dhe pushtetarët sauditë dhe të kuptojnë qartazi priret e tyre reale dhe varësinë e tyre tek materializmi.

Ata nuk duhet t’i lënë lirshëm këta drejtues që kanë bërë krime të shumta dhe në masë të madhe në Botën Islame. Për shkak të veprimeve të tyre, Bota Islame duhet të mendojë dhe të gjejë një zgjidhje themelore për drejtimin dhe administrimin e Shtëpisë së Zotit dhe ceremonisë së Haxhit. Çdo neglizhencë në këtë përgjegjësi, do t’i krijojë të ardhmes së ummetit islam probleme akoma më të mëdha.

Çdo vit me rastin e ceremonisë së Haxhit, Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik, u dërgon myslimanëve të botës dhe në veçanti haxhinjve një mesazh në të cilin përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e myslimanëve, mesazh që është i mbushur me frymëzim dhe spirtualitet. Mirëpo mesazhi i liderit suprem sivjet kishte një formë dhe përmbajtje tjetër. Këtë vit me mesazhin e tij, Ajetollah Khamenei zbuloi dhe publikoi krimet e regjimi Al Saud dhe neglizhencën e këtij regjimi. Përveç kësaj lideri suprem theksoi kërkesën serioze të myslimanëve që haxhi të mos administrohet nga pushtetarët e regjimit Al Saud. Përmbajtja e këtij mesazhi, përcolli fjalë të reja dhe shqetësimin e madh të Ajetollah Khamenei mbi gjendjen aktuale në Shtëpinë e Zotit.

Ajetollah Khamenei

Vitin e kaluar pikërisht në ditë si këto ndodhën dy tragjedi të mëdha në Shtëpinë e Zotit. Në afërsi të Qabes, vend ku duhet të ketë siguri, qetësi dhe rend, vend në të cilin haxhinjtë me zemrat e tyre të qeta dhe me shpresë i afrohen Krijuesit të Botës, në një vend të shenjtë ku edhe shtypja e një mushkonje i prish haxhin një haxhiu dhe haxhi i tij nuk pranohet nga Zoti, pushtetarët sauditë duart e tyre i lyen me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Me mbylljen e rrugës së haxhinjve dhe drejtimin e tyre në një rrugë të ngushtë, më shumë se 7 mijë haxhinj në formë të pamëshirshme u martirizuan në Mina. Në një tjetër ngjarje, rrëzimi i një vinçi t madh mori jetën e 111 haxhinjve. Si është e mundur që vendi pritës i vizitorëve të Shtëpisë së Zotit, miqtë e tij i fton për gijotina si ato të përmendura më sipër? Al Saud janë ftues të padenjë të cilët shumë lehtë marrin jetë njerëzish.

Ajetollah Khamenei, vitin e kaluar pas ngjarjes së dhimbshme në Mina, deklaroi: çdo vit në një ditë si kjo kur haxhi dhe ceremonia e tij ka mbaruar, vendi është i gëzuar. Haxhinjtë kthehen, familjarët janë të gëzuar, vëllezërit, të afërmit, fëmijët dhe bashkëshortet e haxhinjve dhe familja e tyre janë të gëzuar nga kthimi i haxhinjve. Çdo vit është kështu, me një ambient gëzimi. Mirëpo sivjet ky ambient është kthyer nga një ambient gëzimi në një ambient zie. Në çdo provincë numri i personave që kanë humbur jetën është i lartë. Zemrat me të vërtetë janë carë. Njeriun nuk e zë gjumi nga kjo gjendje e dhimbshme. Ajo çka duhet të nxjerrim rezultat është se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë dhe tragjedi të madhe, bie mbi pushtetarët e Arabisë Saudite. Ata duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre në këtë çështje. Ata mundohen t’i largohen kësaj përgjegjësie duke akuzuar të tjerët dhe duke përmendur vazhdimisht punë e tyre. Mirëpo të tilla veprime nuk sjellin asgjë, pasi bota islame ka pyetje. Mos vallë vrasja e mijëra njerëzve nga vende të ndryshme islame në këtë ngjarje, a është shaka? Lideri suprem në vazhdim tha: Sauditët duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre dhe duhet të veprojnë në bazë të kësaj përgjegjësie. Ata në vend që t’i kërkojnë falje ummetit Islam dhe t’u kërkojnë falje familjarëve të viktimave, mundohen të çlirohen nga përgjegjësia duke akuzuar të tjerët. Me të tilla veprime ata duhet ta dinë se nuk arrijnë asgjë dhe popujt nuk do ta harrojnë kurrë këtë tragjedi.

Ngjarja e Minasë nuk do të harrohet

Pushtetarët sauditë, pas ngjarjes së Minasë me mashtrime dhe metoda të ndryshme u mundua që përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje tua hedhin të tjerëve dhe në këtë mënyrë të shpëtojnë veten e tyre. Është për të qeshur fakti se ata për këtë ngjarje kanë bërë përgjegjës pelegrinët iranianë. Lideri suprem edhe një herë në mesazhin e tij, ka bërë përgjegjës regjimin Al Saud për tragjedinë në Mina dhe ka thënë: Sot ka kaluar pothuajse një vit nga ngjarja e tmerrshme e Minasë, në të cilën mijëra njerëz në ditën e festës dhe të veshur me veshjen e Haxhit, humbën jetën nën rrezet e diellit dhe të etur për ujë. Pak përpara kësaj ngjarjeje, disa besimtarë të tjerë në kohën kur po faleshin dhe luteshin në Shtëpinë e Zotit u përgjakën dhe dhanë jetën e tyre. Drejtuesit dhe autoritetet saudite janë përgjegjës për të dyja ngjarjet. Ky është mendimi i të gjithë personave të pranishëm, specialistëve dhe i analistëve. Disa prej analistëve janë të mendimit se të tilla ngjarje kanë qenë të qëllimshme. Përveç kësaj në festën e Kurban Bajramit në kohën kur haxhinjtë me zemër dhe shpirt përmendnin ajetet e Kuranit dhe thonin lutjet e tyre, autoritet saudite qëndruan indiferentë dhe neglizhuan në dhënien e ndihmës për njerëzit që luftonin për të mbijetuar gjatë tragjedisë. Sauditët kriminalë në këtë ditë njerëzit i bllokuan dhe në vend që atyre tu jepnin ujë për të shuar etjen, njerëzit i çuan drejt martirizimit. Në këtë ngjarje disa mijëra familje nga vende të ndryshme të botës humbën të dashurit e tyre dhe shumë kombe u futën në zi. Republika Islamike e Iranit në këtë ngjarje humbi afro 500 shtetas iranian. Zemrat e familjarëve të këtyre martirëve vazhdojnë të jenë të plagosura dhe populli vazhdon të ndjejë dhimbjen e humbjes së këtyre martirëve.

Pushtetarët e papërgjegjshëm sauditë, janë shkaktarë

Mirëpo drejtuesit sauditë në vend që të kërkonin falje dhe të shprehnin pendimin e tyre dhe në vend që të ndiqnin personat përgjegjës për këtë tragjedi të tmerrshme dhe të dhimbshme, me pafytyrësinë më të madhe nuk lejuan as krijimin e një komiteti hetimor ndërkombëtar. Sauditët në vend që të uleshin në poltronin e të akuzuarit u ulën në poltronin e pretenduesit. Në këtë mënyrë dhe me anë të kundërvënies ndaj flamurtarëve të Islamit, treguan qartazi armiqësinë e tyre të vjetër me Republikën Islamike të Iranit. Sauditët me altoparlantin e propagandës, me anë të politikanëve të urryer në botën islame për shkak të sjelljeve të tyre përballë regjimit sionist dhe Amerikës, me anë të myftinjve mëkatarë që nxjerrin fatva (dekrete) në kundërshtim me librin dhe sunetin, me anë të mashtrimeve mediatike dhe propagandistike, janë munduar ta paraqesin Republikën Islamike të Iranit si shkaktare të bllokimit të haxhinjve iranianë për kryerjen e ceremonisë së Haxhit.  Mirëpo në këtë mes Irani nuk heq dorë dhe përgjegjës për tragjedinë e Minasë dhe vrasjen e haxhinjve, bën regjim AL Saud.

Al Saud përkrah Amerikës dhe regjimit sionist

Përveç tragjedisë së vitit të kaluar dhe neglizhencës së Al Saud në drejtimin dhe administrimin e Haxhit, krimet e pushtetarëve Al Saud ndaj myslimanëve, dëshmojnë për faktin se Al Saud nuk është i denjë për të administruar Shtëpinë e Zotit dhe përveç kësaj ky regjim është distancuar shumë nga islami i vërtetë dhe udhëzimet e Kuranit. Ata janë drejtues të cilët me veprimet e tyre përçarëse kanë krijuar dhe pajisur grupet takfiriste dhe vandale dhe në këtë mënyrë kanë vënë në rrezik botën islame duke krijuar në këtë botë luftëra të brendshme, vrasje dhe gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm në vende si Jemeni, Iraku, Shami, Libia dhe vende të tjera. Ata janë politikanë që nuk janë në dijeni të Zotit dhe i kanë shtrirë dorën e miqësisë regjimit pushtues sionist dhe kanë tërhequr dorën e tyre nga palestinezët. Ata perimetrin e dhunës dhe tradhtisë së tyre e kanë përhapur në çdo fshat dhe qytet të Bahrejnit. Drejtuesit e pafe dhe të pashpirt që shkaktuan ngjarjen e Minasë dhe që veten e tyre e prezantojnë si shërbëtorë të Shtëpisë së Zotit, kanë thyer dhe shkelur rrethin e sigurt hyjnor dhe të ftuarit e Shtëpisë së Zotit në ditën e festës në Mina dhe në Shtëpinë e Zotit, i përgjakën. Tani ata theksojnë që haxhi të mos politizohet dhe akuzojnë të tjerët për mëkatin e madh që vetë ata janë shkaktarë dhe e kanë kryer.  Lideri suprem qartazi ka thënë: Bota Islame, si qeveritë ashtu edhe popujt myslimanë duhet të njihen me drejtuesit dhe pushtetarët sauditë dhe të kuptojnë qartazi priret e tyre reale dhe varësinë e tyre tek materializmi. Ata nuk duhet t’i lënë lirshëm këta drejtues që kanë bërë krime të shumta dhe në masë të madhe në Botën Islame. Për shkak të veprimeve të tyre, Bota Islame duhet të mendojë dhe të gjejë një zgjidhje themelore për drejtimin dhe administrimin e Shtëpisë së Zotit dhe ceremonisë së Haxhit. Çdo neglizhencë në këtë përgjegjësi, do t’i krijojë të ardhmes së ummetit islam probleme akoma më të mëdha.

Vrasja e fëmijë jemenas nga pushtetarët Al Saud

Mesazhi i sivjetshëm i Haxhit i liderit suprem, më shumë është përqendruar në publikimin dhe njohjen e pushtetit të turpshëm Al Saud. Ky pushtet që nga koha e formimit të tij është mbështetur tek marrja e gjakut të njerëzve të pafajshëm, tek tradhtia ndaj myslimanëve dhe tek lidhja me hegjemonistët dhe shtypësit. Një prej pikave më të rëndësishme të mesazhit të liderit suprem është theksimi i Ajetollah Khamenei tek krijimi i një organi islamik me bashkëpunimin e të gjitha vendeve islamike, organ që do të ketë përgjegjësinë e drejtimit të ceremonisë së Haxhit. Ai në mesazhin e tij Al Saud e ka quajtur shejtan i vogël dhe trung i mallkimit dhe prej myslimanëve kërkoi që ngjarjet ti analizojnë drejtë dhe të marrin vendim serioz mbi administrimin dhe drejtimin e Shtëpisë së Zotit.

Mesazhi i Ajetollah Khamenei

Ajetollah Khamenei në një pjesë tjetër të mesazhit të tij, regjimin Al Saud e quajti trung të mallkimi që punon për të goditur ummetin islam dhe për të prishur imazhin e vërtetë të islamit. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit në përkufizimin e Al Saud dhe për të njohur me mirë këtë regjim ka thënë;  Ata të cilët haxhin e kanë kthyer në një udhëtim pelegrinazhi dhe vizitues dhe kanë fshehur armiqësinë dhe urrejtjen e tyre me popullin besimtar dhe revolucionar të Iranit me politizimin e Haxhit, në të vërtetë janë djaj që dridhen nga frika se mund të rrezikohen interesat e Shejtanit të Madh (Amerikës). Verdikti i sauditëve që sivjet bllokoi rrugën e Zotit dhe të Shtëpisë së Zotit, ai urdhër që ka mbyllur rrugën për besimtarët e devotshëm iranianë, është dhënë nga ata ditëzinj të cilët vazhdimësinë e tyre e shikojnë të varur tek fuqitë shtypëse dhe tek aleanca me regjimin sionist dhe Amerikën dhe në përpjekjet për të zbatuar kërkesat e tyre. Për këta arsye ata nuk kursejnë asnjë lloj tradhtie. 

Vahabizmi


 

Sep 11, 2016 10:54 Europe/Tirane
Komente