“Tregu iranian” është titulli i ciklit tonë të emisioneve në kuadër të promovimit të kulturës ekonomike të rezistencës dhe shtimit të eksporteve, një vështrim mbi produktet më të rëndësishme në fushën e bujqësisë, shkencës dhe industrisë. Në emisionin e parë do të flasim mbi “fëstëkët iranianë”. Ju lutemi të na ndiqni!

“Tregu iranian” është titulli i ciklit tonë të emisioneve ku do të flasim shkurtimisht mbi produktet më të rëndësishme në Iran në fushën e bujqësisë, shkencës dhe industrisë. Irani ka një territor të madh dhe një pozitë të veçantë gjeografike dhe prej shumë kohësh janë prodhuar produkte të ndryshme bujqësore dhe industriale. Në Iran ka një klime dhe gjeografi të përshtatshme, efikase dhe e pajisur me resurse, ku shumë iranianë kohët e fundit kanë arritur të bëhen pronar të shumë shpikjeve. Në këtë emision do të përpiqemi të flasim në lidhje me produktet të cilat prodhohen në sektorë të ndryshëm nga ana e iranianëve.

Historia bujqësore ose kultivimi i bimëve, është shumë i vjetër. Thuhet se Irani është një nga vendet e para në botë që ka filluar bujqësinë. Ekspertët si Vavilov, besojnë se Irani ka qenë burim i qendrave të mëdha të kulturave bimore. Gjetjet arkeologjike dhe historike në pjesë të ndryshme të Iranit, duke përfshirë Chegalanin (Deshte Mehran, në provincën Ilam), Tepe Silsek Kashan, zbulimet në qytetin Shush, etj., dëshmojnë se iranianët gjatë historisë kanë qenë kultivues të bimëve origjinale nga bimët e egra ose nga gërmimet e kanaleve (ujësjellësit) dhe duke përdoru metoda të ndryshme të ujitjes, kanë përparuar në fushën e bujqësisë. Peter Veshevski, orientalist rus (1898-1977), në një nga shkrimet e tij në lidhje me periudhës historike sasanite (224-651), ka folur në lidhje me mbjelljen e pemëve frutore, perimeve dhe luleve në Iran.

Në kohërat e lashta, njerëzit kanë përdorur fëstëkët, të cilët janë shumë të shijshme dhe të dobishme për shëndetin e njeriut. Në disa tekste të vjetra dhe fetare po ashtu është folur në lidhje me këtë bimë. Mohamed ibn Xharir el Tabari (shekulli i tretë hixhri kameri), zanafillën e fëstëkëve e lidh me kohën e hz. Ademit (as), ku thotë: “Ishin 30 lloje të bimëve që Zoti ia dha hz. Ademit (as): 10 lloje ishin fruta me lëvore, 10 lloje fruta me bërthamë dhe 10 lloje fruta pa lëvore dhe pa bërthamë. Frutat me lëvore përfshijnë arrat, bajamet, etj.”

Po ashtu fëstëkët janë përmendur edhe nëTevrat. Në kaptinën 43 thuhet: “Jakubi kur i dërgonte bijtë e tij tek Jusefi, i rekomandonte atyre të çonin produkte të vendit të tyre. Në mesin e këtyre produkteve ishin, mjalti, ketira dhe fëstëku.

Ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje me origjinën e fëstëkut. Kjo ndoshta është për shkak se studiuesit dhe hulumtuesit nuk kanë folur në lidhje me llojin e veçantë të fëstëkut, por për penë të ndryshme të familjes së fëstëkut. Në enciklopedinë britanike përmendet fëstëku iranian. Mohamed Hasan Silk, autor i librit “fëstëku iranian” në lidhje me burimin dhe rritjen e fëstëkut, thotë: Toka që më vonë u bë pjesë e Khorosanit, është burimi kryesor i pemës së fëstëkut. Kufiri perëndimor i rritjes së kësaj peme është deri në Nishabur, ndërsa kufiri lindor deri në Balkh dhe në të dy anët e Oksusit. Dokmuentet dëshmojnë se fëstëkët deri në epokën Akamenide janë konsideruar si bimë të egra dhe nuk ka ekzistuar ndonjë pemë e fëstëkëve. Berthold Laufer, iranolog nga SHBA, në vitin 1926 me publikimin e studimeve të tij në lidhje me disa fruta dhe bimë iraniane, veçanërisht në lidhje me fëstëkët thotë se ky frut daton që nga koha e fillimit të jetës në Iran. Sipas tij, emri i pemës së fëstëkut përdoren në gjuhë të ndryshme evropiane si ajo greke dhe latine, pastaj arabe, turke, ruse japoneze. Emri i kësaj peme në përshiten e vjetër ka qenë Pistaka, ndërsa në persishten e mesme (Pahlavi) Pistak dhe në persishten e tanishme quhet Pëste.

I ndjeri Parviz Khanleri (1293-1369 h.sh), shkrimtar dhe lingusit iranian, në një nga botimet e tij ka thënë se pema e fëstëkut është pjesë e bimës që ka burim iranian dhe emri i saj ka hasur në pak ndryshme tek gjuhët e popujve tjerë. Fëstëkët zakonisht rriten në Sogdia dhe në veri të Khorasanit dhe konsiderohet si fusha e impiantit kryesor të kësaj bime. Sot fëstëkët rriten edhe në vende të ndryshme si Amerika, Turqia, Siria, Tunizia dhe në disa vende evropiane, por cilësia dhe prodhimi i kësaj bime në Iran mbetet më i larti në krahasim me çdo vend tjetër.

Në  Iran ekzistojnë rreth 90 varietete të arrave, disa prej ët cilave janë të njohura gjerësisht në tregti, të tilla si Ovhadi (lloj me emrin Round)., Akbari, (me emrin e llojit Super long), Kaleghochi ( lloj më i trashtë i fëstëkut me emrin tregtar Jumbo), Ahmed Aghani (me mërin tregtar Long), etj., disa prej të cilave janë të kufizuara në kultivim dhe shpërndarje.

Sot ky produkt më shumi mbillet në provincat më të mëdha të Iranit si Kerman, Jazd, Khorasani jugor dhe qendror, Fars, Semnan, Sistan Baluchestan, Esfahan, Ghazvin dhe Teheran dhe Irani është një nga eksportuesit më të mëdhenj të këtij produkti në botë. Ngrënia e fëstëkut ka përfitime të mëdha shëndetësore. Ndër pjesët trupore që përfitojnë nga kjo bimë është truri, i cili ushqehet me vlera ushqyese. Fëstëkët kanë një sasi të madhe të hekurit dhe janë gjëja më e mirë për kurimin e anemisë dhe mungesës së hekurit. Fëstëkët janë ta pasur me bakër, kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe vitaminë B, që janë të nevojshme për forcimin e sistemit imunitar. Ndikon në qetësimin e trurit dhe mendjes, forcon stomakun, ul kolesterolin, rregullon shëndetin e zemrës, përmirëson shikimin, ndihmon sistemin e tretjes, etj. Studiuesit kanë dëshmuar se konsumimi i fëstëkut ndihmon në menaxhimin e stresit tek të sëmurit me diabet. Konsumimi i përditshëm i këtij fruti ndihmon në krijimin e një lëkure të shëndetshme, sepse fëstëku përmban vitaminë E dhe mbron lëkurën tuaj nga dëmtimet. Mjekësia e vjetër iraniane ka rekomanduar gjithmonë konsumimin e këtij fruti.

Fëstëku iranian kërkohet shumë në tregun botëror. Fëstëku iranianë eksportohet në dhjetëra vende. Shumë vende në Evropë, Azi dhe Amerikë janë blerës të fëstëkut iranianë. Gjermania, Spanja, Italia, Suedia, Zvicra, Japonia, Rusia, EBA, Turqia, Kazakistani, Tunizia, Kanadaja, Kili, Brazili, janë vendet të cilat kanë kërkesa të larta për fëstëkun iranian.

Disa vende që prodhojnë fëstëk, blejnë fëstëkun iranian për të përzier me produktin e tyre, në mënyrë që të kapin më lehtë tregun, për faktin se fëstëku iranian ka një shije të veçantë dhe është shumë i shijshëm.

 

 

 

Aug 20, 2017 10:15 Europe/Tirane
Komente