Në këtë program do të prezantojmë shafranin, arin e kuq të Iranit. Në emër të Zotit!

Stina të ndryshme, toka pjellore dhe njerëzit e zellshëm e kanë bërë Iranin një vend me bekime të bollshme. Toka e Iranit është vendi i rritjes së shumë bimëve që disa prej tyre njihen në mbarë botën. Bima e shafranit është një nga këto bimë që ka një histori të zhvillimit të saj para lindjes së hz. Isa (AS). Thuhet se iranianët ishin të parët që e njihnin këtë bimë të vlefshme dhe e kultivonin atë. Fushat pjellore Alvand në Hamedan dhe Kermanshah (në perëndim të Iranit), ishin kultivuesit kryesor gjatë sundimit të perandorisë Made (549-728 para erës sonë). Me kalimin e kohës kultivimi i shafranit, bimë jo vetëm që u transferua në qytete të tjera të Iranit, por shitja e tij gjatë shekujve e bëri atë të njohur për njerëzit e tokave të tjera. Historianët gjithashtu e konsideronin sulmin e Aleksandrit mbi Iranin (334 p.e.s) si një nga faktorët e tjerë që e bënë këtë bimë të vlefshme të njohur për grekët, romakët dhe pastaj për kinezët. Megjithatë, në tregun global të tregtisë, dy emrat e shafranit dhe Iranit janë ende të ndërthurur. Iranianët gjithmonë kanë qenë prodhuesit dhe tregtuesit më të mëdhenj të shafranit në botë. Shafrani është një nga produktet e sektorit bujqësor, që ka sasinë më të ulët të ujit, prandaj në pjesë të ndryshme të Iranit sigurohen kushtet e mbjelljes së tij. Sot, vende të ndryshme në Iran, veçanërisht në lindje dhe në verilindje të vendit, janë të dedikuara për kultivimin e shafranit. Provinca Khorasani jugor (në lindje të Iranit) njihet si baza kryesore e kultivimit të shafranit. Edhe në provinca tjera të Iranit kultivohet kjo bimë. Shafrani për shëndetin, njihet si mbret i erëzave dhe ari i kuq. Sipas shkencëtarëve të botanikës dhe bujqësisë, Shafrani ka shumë karakteristika. Sezoni i mbjelljes së kësaj bime është vjeshta dhe gjethet e saj rriten në dimër, ndërsa sezoni i lëkundjes dhe rënies së gjetheve është pranvera. Në stinën e vjeshtës herët në mëngjes bëhet korrja e luleve të shafranit. Shumë njerëz në qytete të ndryshme vizitojnë fshatrat e vendit të mbjelljes për të parë korrjen e luleve të shafranit dhe vizitojnë aromat më të shtrenjta të botës.

Bima e shafranit ka lule ngjyrë vjollce dhe të purpurtë në të kuqe. Ky thur me ngjyra trefishe ka një aromë të shijshme dhe të rafinuar. Nga kjo pjesë e bimës është shafrani, nga i cili ka përfitime të mëdha komerciale. Lulja e shafranit duhet të mblidhet në një kohë të shkurtër në fusha. Pastaj, në kushte të caktuara, tulipanët e kuq të shafranit ndahen dhe thahen me kujdes për të dhënë cilësinë dhe karakteristikat e shafranit të mirë. Dokumentet më të vjetra që flasin për përdorimin e shafranit janë nga epoka Akamenide (330-550 p.e.s). Në mbishkrimin e mbetur nga ajo kohë, sasia e shafranit të konsumuar nga mbretëria e Iranit është rreth një kilogram. Vlen të përmendet se për marrjen e një kg shafran të thatë, është e nevojshme të përdoren midis 100 deri 200 mijë lule të shafranit dhe një punëtor duhet të punojë 40 orë për të përpunuar 150 mijë lule të shafranit. Mesatarisht, 200 deri në 300 ton shafran janë prodhuar çdo vit në botë, që llogaritet se më shumë se 90 për qind të prodhimit të saj është në Iran. Për të prodhuar 250 ton shafran, nevojiten 25 milionë tonë lule shafran.

Shafrani është një nga bimët më të vlefshme që përdoret në industritë farmaceutike, ushqimore dhe industriale. Në të kaluarën, njerëz të famshëm iranianë si Zakaria Razi, Abu Ali Sina dhe Abu Rejhan Biruni përdorën shafranin për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Shafrani ka një shumëllojshmëri të karotenoideve* që kanë veti anti-kancer. Shafrani pengon sëmundjet e tila si Alzheimer dhe Parkinson dhe është efektiv në trajtimin e një sërë sëmundjesh fizike si ftohjet, dispepsia, verdhëzën, hepatitin dhe diabetin. Një përfitim tjetër i shafranit është roli i tij në spastrimin e mëlçisë dhe veshkave, efekti i tij i dobishëm në bronkitis, uljen e presionit të gjakut dhe lipideve  dhe lehtësimin e dhembjeve. Shafrani ka një efekt antikonvulsiv, duke qetësuar dhe duke ndihmuar në forcimin e kujtesës dhe të mësuarit,  dhe gjithashtu përmban disa nga vitaminat e trupit si B1, B2, B6 dhe vitaminë C. Një nga efektet medicinale të shafranit, i cili ka qenë prej kohësh i njohur për aromën dhe ngjyrën e tij, është efekti i tij anti-depresiv. Të hahet një lugë çaji me shafran krijon një ndjenjë gëzimi tek një person. Është e nevojshme të vëzhgoni moderimin e konsumit të shafranit, si çdo ushqim tjetër. Thuhet se konsumimi i 3 gram shafran në muaj është i dobishëm dhe më shumë se 5 gram është i dëmshëm. Shafrani përdoret gjithashtu në industrinë ushqimore. Sipas hulumtimeve të kryera në vende të ndryshme, përfshirë Organizatën e Ushqimit dhe Administrimit të Barnave (FDA), shafrani është i autorizuar si dhënës i ngjyrës natyrale dhe konsumimi i tij si aromatizues dhe aromë natyrale në ushqim nuk ka asnjë pengesë. Përdorimi i shafranit në ushqim ka një histori të gjatë. Në kohët e vjetra, iranianët në festimet e tyre përdornin shafranin për shkak të ngjyrës së tti të bukur, aroma dhe shija e tij u përdorën për të bërë ëmbëlsira, desertë dhe akullore  dhe ushqime të ndryshme duke përfshirë lloje të ndryshme të misrit. Përdorime të tjera të shafranit kanë qenë në industrinë e artit dhe artizanatit. Iranianët kanë përdorur shafranin si një ngjyrë të natyrshme dhe të qëndrueshme në veprat e tyre artistike, të tilla si ndriçimi, kaligrafia, dizajne të librit dhe thurje të qilimave. Për shkak të rëndësisë dhe shenjtërisë së shafranit në folklor, artistët kanë përdorur ngjyrën e luleve për një kohë të gjatë duke shkruar dhe dekoruar Kur'anin.

Cilësia e shkëlqyer e produkteve të shafranit iranian ka bërë që kjo bimë të transportohet në dhjetëra vende në botë, duke përfshirë Spanjën. Spanja ka qenë prodhuesi i dytë më i madh në mbarë botën për shumë vite. Reklama e këtij vendi rreth cilësisë së shafranit të tij ka qenë se është  importuesi kryesor i shafranit nga Irani. Cilësia e lartë e shafranit iranian ka ndikuar që shumë vende, duke përfshirë Spanjën, të blejnë pjesën më të madhe të shafranit iranian dhe më pas të hyjnë në tregun ndërkombëtar me paketimin e tyre dhe emrin e tyre. Kina, India, Singapori, Malajzia, Japonia, Tajvani, Franca, Italia dhe Gjermania janë ndër vendet e tjera që janë në listën e prodhuesve të shafranit.

Në vitet e fundit, në Iran është rritur numri i kompanive të bazuara në njohuri, të cilat janë aktive në fusha të ndryshme. Në këto kompani, ekspertët dhe hulumtuesit po përpiqen të shtojnë produktet me vlerë përmes kërkimeve dhe zhvillimeve, duke krijuar ide të reja. Në fushën e kultivimit të shafranit, kompanitë bazohen gjithashtu në gjetjen e mënyrave të reja që prodhuesit dhe eksportuesit e këtij produkti të mund të ndihmojnë në maksimizimin e përdorimit të mbjelljeve të shafranit dhe produkteve të tij që rrjedhin prej tyre dhe për të parandaluar humbjen e pronave të vlefshme. Për shembull, lulja e shafranit (pjesa ngjyrë vjollce) është një pjesë e vlefshme e kësaj bime që ka mbetur e papërdorur për shekuj. Në vitet e fundit, studiuesit kanë qenë në gjendje të prodhojnë ekstrakte që kanë vlerë të lartë antioksiduese për shkak të studimit të kësaj pjese të bimës së shafranit.

Në përputhje me orientimin e klientit, ideja është që përdorimi i këtij produkti të bëhet më i lehtë për konsumatorët vendas dhe të huaj, duke ofruar shafran në pako të ndryshme dhe në forma të ndryshme, të tilla si tableta të valëzuara.

*Karotenoidet janë pigmente të njëjta që krijojnë një larmi ngjyrash në një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve dhe kanë shumë veta shëruese.

 

 

 

Tags

Aug 27, 2017 12:01 Europe/Tirane
Komente