Tani jemi në dhjetëditëshin e Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit. Me këtë rast në këtë program do të flasim rreth ndikimit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit mbi krijimin e vetëbesimit kombëtare në mesin e popullit të Iranit dhe arritjen e zhvillimit shkencor si bazë dhe infrastrukturë për zhvillim të qëndrueshëm.

Përshëndetje dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me një program tjetër special me rastin e dhjetëditëshit të Faxhrit (agimit) të Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë program do flasim rreth kësaj çështje se Revolucioni Islamik çfarë ndikimi ka ushtruar në krijimin e vetëbesimit kombëtar dhe çfarë të arritura dhe suksese ka sjell për popullin e Iranit ky vetëbesim kombëtar. Ashtu si do të shpjegojmë në vazhdim, një prej këtyre sukseseve të rëndësishme është zhvillimi i madh dhe mahnitës i Irani në prodhimin e shkencës në nivel botëror dhe progresi i shënuar në ngritjen e pozitës së këtij vendi në klasifikimit shkencore në botë.

Mendimtarët dhe shkrimtarët të cilët kanë shkruar në lidhje me shpjegimin e rrënjëve të formimit të Revolucionit Islamik të Iranit, konsiderojnë se një prej faktorëve të krijimit të Revolucionit në Iranit është reagimi i qytetarëve ndaj poshtërimit dhe nënçmimit historik të tyre nga sunduesit despotik dhe mbështetësit e huaj të tij. Ata besojnë se në periudhën e sundimit të dinastisë mbretërore Pahlavi, populli i Iranit ishte poshtëruar në masë të madhe dhe për këtë arsye iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Imam Khomejni (ra) i cili ngriti zërin dhe bëri thirrje për pavarësi dhe vetëbesim kombëtare dhe krijoi Revolucionit Islamik të Iranit. Nga kjo pikëpamje, Revolucioni Islamik ishte produkt i besimit dhe bindjes në vetëbesimin kombëtar dhe natyrisht në vitet e mëpasshme ka luajtur rol themelor në forcimin e këtij vetëbesimi. Nëse do t'iu referohemi deklaratave të themeluesit të Revolucionit Islamik, Imam Khomejnit (ra), do të vërejmë se ai në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar nevojën për ta forcuar vetëbesimin kombëtar. Për shembull ai në një rast duke analizuar dëmet e shkaktuara nga sundimi i regjimit Pahlavi, ka thënë: "Me rëndësi është kjo që iranianët ta kuptojnë se vet mund të punojnë. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kanë induktuar në këtë mënyrë se iranianët nuk janë të aftë për asgjë dhe çdo gjë duhet ta importojnë nga jashtë, nga Evropa dhe nga Amerika. Ky lloji i politikës u bë shkak që truri dhe mendja iraniane të mos përdoret dhe nuk lejuan që ajo të hyjë në funksion. Qytetarët iranianë nuk kanë asgjë më pak se qytetarët e vendeve të tjera, përkundër kësaj ata kanë aftësi shumë të larta. Mirëpo regjimi sundues nuk lejoi që këto aftësi të hyjnë në funksion dhe të shfrytëzohen. Prandaj qytetarët iranianë duhet të shfrytëzojnë aftësitë e tyre dhe qeveria dhe populli iranian duhet të theksojë që këto aftësi të përdoren për zhvillimin e vendit dhe me ndihmën e Zotit, populli iranian vet do të prodhojë çdo gjë që i nevojitet dhe do të bëhet i pavarur".

Imam Khomejni (ra)

Sot pasi kanë kaluar gati dyzetë vite nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit, koncepti i "vetëbesimit kombëtar" dhe "kthimit në vetvete" i cili u paraqit në vitet e para të Revolucionit Islamik nga ana e liderëve dhe mendimtarëve të Revolucionit, është shndërruar në një prej parimeve ose karakteristikave kryesore kulturore të popullit të Iranit. Sot në pikëpamjen e popullit të Iranit, pavarësia nuk është vetëm një ideal dhe qëllim idealist i pa arritshëm, por ëmbëlsia e këtij ideali është shijuar nga populli iranian dhe rezultatet dhe frytet e tij mund të vërehen në të gjitha sferat e jetës së popullit iranian. Një prej sferave më të rëndësishme për shfaqjen e rezultateve të kësaj pavarësie dhe vetëbesimi, janë sferat e ndryshme shkencore. Revolucioni Islamik i Iranit synonte t'i përgjigjej dhe të plotësojë një prej kërkesave më të rëndësishme historike të popullit iranian, do të thotë arritja në zhvillim dhe progres, ndërkohë që realizimi i këtij qëllimi të rëndësishëm nuk ishte i mundur përveç duke u mbështetur në shkencën dhe diturinë e cila prodhohej nën hijen e vetëbesimit të të rinjve dhe mendimtarëve të vendit. Imam Khomejni (ra) si themelues i Republikës Islamike të Iranit dhe lider i Revolucionit Islamik, gjithmonë theksonte nevojën për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në vend si një prej qëllimeve kyçe të Revolucionit Islamik. Ai kishte bindje në këtë se realizimi i qëllimeve të tjera të Revolucionit, sidomos realizimi i qëllimit të pavarësisë politike, ekonomike dhe intelektuale, mund të arrihet vetëm nën hijen e pajisjes së shoqërisë me armën e shkencës dhe teknologjisë.

Një prej dimensioneve të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë në Iran në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik, ishte përkushtimi për uljen e nivelit ose zhdukjen e analfabetizmit në shoqëri. Për këtë arsye, akoma nuk kishte kaluar një vit nga fitorja e Revolucionit Islamik kur Imam Khomejni (ra) me anë të një dekreti të lëshuar me 28 dhjetor të vitit 1979, urdhëroi themelimin e Lëvizjes për Arsimim. Ai në këtë dekret ka thënë: "Është turp i madh që në një vend i cili ka qenë djep i shkencës dhe letërsisë dhe vazhdon jetën e vet nën hijen e Islamit i cili kërkimin dhe nxënien e diturisë e ka bërë obligim, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të jenë të privuar nga arsimimi. Prandaj me anë të një programi afatgjatë, kulturën tonë të varur duhet ta shndërrojmë në kulturë të pavarur dhe të mjaftueshme për plotësimin e nevojave. Të gjithë të paarsimuarit duhet të ngrihen për të mësuar dhe të gjithë të arsimuarit duhet të ngrihen për të mësuar të tjerët". Me fillimin e kësaj Lëvizje, shumë shpejtë arsimimi u zgjeruar në shoqëri një numër i madhi qytetarëve që nuk dinin shkrim-lexim, morën mësimet e para dhe në këtë mënyrë u bë një hap i madh drejt zhdukjes së analfabetizmit në shoqërinë iraniane. Në bazë të statistikave ekzistuese, në kohën kur në vitin 1979, do të thotë në vitin e ndodhjes së Revolucionit Islamik, mbi gjysma e popullsisë së moshës mbi 6 vjeç e Iranit ishte analfabete (52%) dhe niveli i arsimimit ishte rreth 48%, niveli i arsimimit në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik shkoi deri në 75%. Vetëm dy dekada pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, do të thotë në vitin 1996, niveli i arsimimit të qytetarëve iranianë shkoi në mbi 80% ndërsa në vitin 2016, niveli i arsimimit të popullsisë iraniane në përgjithësi është mbi 90%.

Shtimi i nivelit të arsimimit në Iran

Përveç kësaj, Revolucioni Islamik hapi sfera të gjera dhe të reja për emancipimin dhe pjesëmarrjen efikase të femrave në sfera të ndryshme të jetës. Një prej sferave më të rëndësishme në të cilën femrat luajtën rol shumë të dalluar dhe të madh në shoqërinë iraniane, është sfera arsimore-shkencore. Ndërkohë që në vitet e afërte me fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit, vetëm 35% e femrave të shoqërisë iraniane ishin të arsimuara, kjo shifër në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik do të thotë deri në vitin 1996, është shtuar deri në 75% dhe në vitin 2012 kjo shifër ka qenë 81%. Vlen të theksohet se tani në prag të 39 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, femrat iraniane fal arsimimit në nivele të ndryshme universitare dhe shkencore, kanë arritur të shënojnë progres të rëndësishëm në shumë sfera politike, ekonomike dhe shoqërore duke luajtur një rol efikas dhe aktiv në shoqëri dhe në disa fusha të arrijnë progres më të madh se sa meshkujt. Në bazë të statistikave ekzistuese, në kohën kur në vitin 1979, më pak se 50 mijë studentë iranianë ishin femra, kjo shifër në vitin 1996 ka shënuar rritje dhjetëfish duke arritur në 500 mijë studente, ndërsa aktualisht kjo shifër është rreth 2 milionë studente që studiojnë në nivele të ndryshme universitare. Përkushtimi i femrave iraniane në shkollim në nivel të larta ka qenë deri në atë masë saqë në disa vite të kaluara në përbërjen gjinore të popullsisë studentore të Iranit, femrat kanë përqindje më të madhe se sa meshkujt dhe sipas statistikave zyrtare, aktualisht 56% e studentëve të universiteteve shtetërore janë femra.

Procesi i forcimit të vetëbesimit kombëtare dhe si rezultat i forcimit të fuqisë shkencore të Iranit në botë, ka vazhduar edhe pas vdekjes së Imam Khomejnit (ra) dhe në periudhën e lidershipit të Ajetullah Khamenei duke shënuar një progres të madh në të gjitha fushat. Ajetullah Khamenei beson se një prej sukseseve të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit është forcimi i moralit të vetëbesimit dhe zhvillimi i aftësive të të rinjve iranianë për arsye të prishjes së marrëdhënieve të bazuara në varësinë ndaj perëndimit. Ai gjithashtu thekson se Revolucioni Islamik ka arritur të thyejë hallkat e varësisë dhe hegjemonisë shkencore dhe të forcojë moralin e vetëbesimit në mesin e të rinjve iranianë, prandaj pikërisht kjo çështje ka krijuar kushtet dhe rrethanat për zhvillimin shkencor në Iran. "Para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, të rinjtë dhe të tjerët nuk gjenin rast për të ofruar novacionet dhe kreativitetin e vet në fushat shkencore..., mirëpo Revolucioni gjallëroi forcën e pavarësisë dhe vetëbesimit në shoqëri... Revolucioni Islamik arriti t'i japë zhvillim shkencor këtij vendi. Zhvillimi ynë shkencor në këtë periudhë shumë të vështirë në krahasim me zhvillimin shkencor të vendit tonë gjatë 50-60 vitet në të cilat bota ka arritur zhvillimin më të madh, ka qenë shumëfish më i madh",- ka thënë Ajetullah Khamenei.

Zhvillimi shkencor në Iran

Në periudhën e lidershipit të Ajetullah Khamenei, politikat shkencore të vendit janë hartuar në atë mënyrë që zhvillimi shkencor i vendit jo vetëm që nuk është ndaluar, por ka vazhduar me një dinamizëm edhe më të madh. Në bazë të të dhënave të paraqitura nga Qendra për Dokumentacion Shkencor të Botës Islame (ISI), gjatë 37 viteve para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit (1940-1979) do të thotë në periudhën e dytë të sundimit të dinastisë Pahlavi, nga shkencëtarët dhe studiuesit iranianë ishin publikuar vetëm 2026 artikuj dhe dokumente shkencore në revistat dhe konferencat e vlefshme ndërkombëtare. Kjo është në kohën kur sasia e prodhimit të shkencës në botë gjatë kësaj periudhe ishte shumë e madhe. Sipas statistikave ekzistuese, gjatë kësaj periudhe në botë janë regjistruar mbi 8 milionë dokumente shkencore që pjesa e Iranit në këtë shifër ishte vetëm 2026 dokumente që do të thotë rreth 0.03%. Mirëpo gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik për shkak të hovit të madh në prodhimin e shkencor që kishte filluar në Iran, numri i dokumenteve shkencore të regjistruara nga shkencëtarët dhe studiuesit iranianë në botë u shtua deri në 245.000 dokumente, kjo do të thotë se kuota e Iranit në prodhimin e shkencës në botë u shtua me 52%. Ky progres i madh shkencor i Iranit u arrit në kohën kur ky vend përgjatë tetë viteve u përball me një luftë imponuese dhe kushtet dhe atmosfera për aktivitete shkencore ishin shumë të papërshtatshme.

Përveç rritjes sasiore, edhe nga aspekti cilësor prodhimi i shkencës në Iran në krahasim me periudhën para Revolucionit, pësoi një ndryshim të madh. Kriteri më i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së prodhimit të shkencës, është niveli i referencës në ato prodhime. Në bazë të statistikave ekzistuese, në kohën kur nga gjithsej 2026 dokumente të prodhimit shkencor në Iran para fitores së Revolucionit Islamik, ishin bërë vetëm 1178 referenca në këto artikuj dhe prodhime shkencore, kjo shifër në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik u shtua deri në 945.000 referenca. Me fjalë të tjera, niveli i referencave të shkencëtarëve të botës në prodhimet shkencore të Iranit në katër dekada pas fitores së Revolucionit Islamik në krahasim me periudhën e mëparshme është shtuar rreth 800 mijë herë më shumë. Progresi shkencor i Iranit është shënuar në kushtet kur gjatë 4 dekadave të kaluara ky vend ndodhej nën presionet më të mëdha politike dhe ekonomike dhe nën sanksione të padrejta ndërkombëtare dhe shtetet hegjemoniste të botës me në krye Amerikën kanë krijuar vazhdimisht pengesa të mëdha në rrugën e progresit dhe zhvillimit shkencor të Iranit. Pavarësisht të gjitha këtyre pengesave, sot me krenari mund të thuhet se në prag të 39 vjetorit të Revolucionit Islamik, Republika Islamike e Iranit duke u mbështetur në vetëbesimin kombëtar ka arritur në maja të larta të shkencës botërore dhe ka krijuar një të ardhme shpresëdhënëse për shoqërinë iraniane.

Feb 02, 2018 11:04 Europe/Tirane
Komente