Imam Khomejni (ra) në librin e tij "Tahrirul-Vasile" shkruan: "Në periudhën e mungesës së Imam Mahdiut (a.xh) si udhëheqësi i myslimanëve, zëvendësit e përgjithshëm të tij të cilat janë juristët islam që plotësojnë të gjitha kushtet e caktuara, janë përgjegjës për zbatimin e çështjeve politike, qeverisëse dhe çështjeve të tjera që janë kompetencë të Imamit (a.xh)".

Agimi i datës 12 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian që përkon me 1 shkurt të vitit 1979, për popullin e Iranit është shoqëruar me një pritje shpresëdhënëse dhe në të njëjtën kohë shqetësuese. Qytetarët iranianë në këtë ditë me gëzim dhe mall pritshin kthimin pas gati 14 viteve të liderit të revolucionit të tyre, Imam Khomejnit (ra) nga dëbimi jashtë vendit. Mirëpo natyra kriminale e regjimit Pahlavi dhe kërcënimi për rrëzimin e avionit që transportonte Imam Khomejnin, kishte krijuar shqetësim te populli iranian. Natyrisht regjimi Pahlavi nga frika e zemërimit të popullit, nuk kishte guxim të bënte një veprim të tillë dhe avioni që transportonte Imam Khomejnin (ra) u ulë në tokë në mesin e pritjes së madhe të qytetarëve iranianë. Me arritjen e Imam Khomejnit (ra) në Iran, një valë gëzimi përfshiu të gjithë Iranin anë e mbanë. Në këtë mënyrë u krijua një kthesë e madhe në historinë me plotë batica dhe zbatica të Iranit dhe brenda më pak se dy javëve u krijuan kushtet për rrëzimin e regjimit despotik dhe servil Pahlavi në këtë vend.  

Arritja e Imam Khomejnit (ra) në Iran

Imam Khomejni (ra) me vete solli idealet e larta njerëzore islame që për realizimin e tyre, populli iranian bëri përpjekje të mëdha. Ideale si liria, pavarësia, drejtësia, lufta kundër padrejtësisë, barazia dhe të ngjashme me këto. Mirëpo ndoshta mund të thuhet se dhurata më e madhe e tij për popullin e Iranit dhe për të gjithë myslimanët e botës, ishte projekti i Shtetit Islamik duke u bazuar mbi parimin e "Vilajeti Fakih". Natyrisht se projekti i Shtetit Islamik dhe kushtet e udhëheqësit dhe qeverisësit në krye të këtij shteti, kanë ekzistuar nga shumë shekuj më parë në mesin e myslimanëve sunitë dhe shiitë. Mirëpo zotësia e Imam Khomejnit ishte kjo që ai këtë çështje e paraqiti në mënyrë të pavarur dhe me infrastrukturë të plotë dhe atë e shpjegoi në bazë të argumenteve racionale dhe transmetuese. Kjo punë e tij kishte filluar shumë vite para fitores së Revolucionit Islamik dhe libri i tij "Vilajeti Fakih" në realitet është shpjegim dhe shtjellim pikërisht i këtij parimi të rëndësishëm. Një prej mesazheve më të rëndësishëm të këtij parimi të lartë islamik është ky që kjo fe hyjnore ka rol edhe në politikë dhe atë në nivelin më të lartë.

Velajeti Vakih me gjuhë të thjeshtë, do të thotë administrimi dhe qeverisja e shoqërisë nga një islomolog që plotëson kushtet e lidershipit të cilin e quajnë "Fakih". Veli Fakih në realitet është zëvendësi i Imam Mahdiut (a.xh.) në periudhën e mungesës së tij. Imam Khokmejni në veprat dhe fjalimet e tij duke përdorur transmetime dhe argumente të qarta, ka vërtetuar parimin e Vilajeti Fakih. Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë shumë transmetime fetare. Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ka quajtur dijetarët fetarë zëvendës të tij dhe trashëgimtarë të profetëve dhe Imam Aliu (a.s.) gjithashtu dijetarët fetarë i ka quajtur udhëheqës të popullit. Ai në një hadith ka thënë: "Në bazë të urdhrit të Zotit dhe Islamit në lidhje me myslimanët, është e obligueshme që pas vdekjes ose vrasjes së liderit të myslimanëve (të ketë qenë ai i humbur ose o udhëzuar), të mos kryejnë asnjë veprim tjetër përveçse së pari të zgjedhin një lider të sinqertë, të devotshëm dhe që ka njohuri në nivel të lartë rreth dispozitave juridike dhe rreth sunetit të të Dërguarit të Zotit s.a.v.s. në mënyrë që të administrojë çështjet shoqërore dhe politike, të mbrojë qytetarët dhe pronat e tyre, të organizojë ceremoninë e Haxhit, namazit të së premtes dhe të rregullojë çështjet shoqërore". Prandaj, zgjedhja e një lideri të merituar për shoqërinë islame, është prioriteti më parësor në krahasim me çdo veprim tjetër. Imam Husejni (a.s.) në një hadith të transmetuar ka theksuar: "Burimi dhe filli i çështjeve është në duar të dijetarëve fetarë. Me të vërtetë ata janë besnikë ndaj urdhëresave dhe ndalesave hyjnore". Mirëpo në një hadith tjetër të transmetuar nga Imam Mahdiu (a.xh.), në mënyrë të qartë ai i prezanton dijetarët fetarë zëvendësues të tij në periudhën e mungesës dhe thotë: "Në lidhje me çështje dhe zhvillime të ndryshme, referohuni te transmetuesit tanë të hadithit sepse ata janë përfaqësuesit e mi për ju dhe unë janë argument i Zotit". Duke marrë parasysh këtë hadith, në ngjarje, çështje dhe zhvillime ditore duhet të pasohen ata të cilët kanë njohuri të nivelit të lartë rreth hadithit dhe shkencave islame.

Ekzistojnë shumë argumente për të vërtetuar nevojën për Vilajeti Faki dhe Imam Khomejni ka shpjeguar disa prej tyre. Njëri prej këtyre argumenteve është ky që në një shoqëri në të cilën shumica janë mysliman dhe besojnë në vlerat islame, është e natyrshme që të jetë një sistem shtetëror islamik në krye të qeverisjes së saj, sepse jeta shoqërore dhe përkryerja e individit dhe shoqërisë, varët nga zbatimi i ligjit hyjnor dhe ky ligj ushtron ndikim në jetën individuale dhe shoqërore. Udhëheqjen e këtij shteti duhet ta marrë përsipër ai i cili ka horizont të gjerë në të kuptuarin e dispozitave të Sheriatit dhe shkencave islame dhe është ekspert i këtyre shkencave, si dhe të ketë drejtësi dhe devotshmëri. Një person i tillë është Veli Fakih. Imam Khomejni (ra) në librin e tij "Tahrirul-Vasile" shkruan: "Në periudhën e mungesës së Imam Mahdiut (a.xh) si udhëheqësi i myslimanëve, zëvendësit e përgjithshëm të tij të cilat janë juristët islam që plotësojnë të gjitha kushtet e caktuara, janë përgjegjës për zbatimin e çështjeve politike, qeverisëse dhe çështjeve të tjera që janë kompetencë të Imamit (a.xh)".

Argument tjetër në lidhje me nevojën e qeverisjes së Veli Fakih dhe udhëheqësit islam, ka lidhje të afërt me temën e mëparshme. Imam Khomejni thekson në këtë çështje se Islami përveç aspektit individual, ka edhe një aspekt të dalluar shoqëror dhe politik që e bënë të domosdoshme vendosjen e sistemit shtetëror islamik dhe udhëheqjen e Veli Fakih. Ai në librin "Vilajeti Fakih" shkruan: "Çdo kush që hedh një vështrim të përgjithshëm mbi dispozitat islame, e kupton se përveçse adhurimi është një detyrë mes njeriut dhe Krijuesit të tij, në këtë adhurim ekzistojnë edhe aspekte të çështjeve politike dhe shoqërore që i përkasin çështjeve të botës materiale... Përveç adhurimit, në dispozitat islame ekzistojnë çështje të rëndësishme ekonomike, shoqërore dhe politike dhe kjo e bënë të qartë se Islami nuk është fe vetëm me ligje dhe rregulla përkatëse me adhurimin, por Islami është shpallur për themelimin e një shteti të drejtë në të cilin janë vendosur ligjet ekonomike, gjyqësore, administrative etj.". Imam Khomejni (ra) gjithashtu vë në dukje edhe nevojën për zbatimin e drejtësisë, mësimin dhe edukimin islamik, mbrojtjen e kufijve, mbledhjen e tatimeve, lëshimin e verdikteve gjyqësore, mbrojtjen e sistemit shtetëror, zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave hyjnore etj., dhe nxjerr këtë rezultat: "Qëndrueshmëria dhe zbatimi i këtyre dispozitave ka nevojë për një sistem shtetëror i cili ruan autoritetin e ligjeve hyjnore dhe merr përgjegjësinë për zbatimin e tyre". Padyshim se udhëheqësi i një shteti të tillë nuk mund të jetë kush tjetër, përveç Veli Fakih dhe islamologut të devotshëm".   

Imam Khomejni (ra) parimin e Vilajeti Fakih e ka vërtetuar edhe nga një këndvështrim tjetër. Ai në librin e tij "Vilajeti Fakih" këtë argument e shpjegon në këtë mënyrë: "Ne besojmë në Vilajeti Fakih dhe besojmë se Profeti Muhamed s.a.v.s. duhej të caktojë zëvendës (khalife) dhe ai e ka caktuar... arsyeja pse ai duhej të caktojë khalife, është shteti. Ne duam khalife që të zbatojë ligjet fetare. Ligji ka nevojë për zbatues të tij. Në të gjitha vendet është kështu që vetëm krijimi i ligjeve nuk ka dobi dhe nuk garanton lumturinë e njeriut. Pas miratimit të ligjit, duhet të krijohet institucioni i ekzekutivit". Prandaj, dispozitat dhe mësimet e Kur'anit dhe hadithit, sidomos në çështjet shoqërore dhe politike nuk do të jenë të dobishme, përveç nëse një qeverisës dhe udhëheqës i ditur dhe i drejtë, të zbatojë këto ligje dhe të krijojë rrethanat për lumturinë e njerëzve. Imam Khomejni thotë: "Zoti i madhëruar përkrah dërgimit të një varg ligjesh – do të thotë dispozitat e Sheriatit – ka vendosur një sistem qeverisës dhe një institucion ekzekutiv dhe administrativ. Ashtu sikur që Profeti Muhamed s.a.v.s. ishte urdhëruar të zbatojë dispozitat e Sheriatit dhe të krijojë institucionet përkatëse islame, Zoti i madhëruar atë e caktoi kryetar dhe udhëheqës të myslimanëve dhe i obligoi myslimanët të ndjekin urdhrat e tij. Prandaj edhe dijetari i drejtë islam, duhet të jetë kryetar dhe udhëheqës dhe të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave fetare dhe të krijojë institucionet përkatëse shoqërore".

Natyrisht se duhet pasur parasysh se çdo dijetar fetar dhe islamolog nuk mund të bëhet udhëheqë i shoqërisë. Ashtu siç ka thënë Imam Xhafer Sadik (a.s.) në hadithin e tij të njohur: "Nga dijetarët ai i cili është i devotshëm, ruajtës i fesë, që lufton kundër dëshirave të egos dhe që nënshtrohet përpara urdhrave të Zotit, duhet të jetë udhëheqës dhe njerëzit duhet të ndjekin lidershipin e tij".  Imam Khomejni (ra) gjithashtu për Veli Fakih dhe udhëheqësin e shoqërisë islame, ka përmendur kushte të caktuara që zotërimi në nivel të lartë i shkencave islame, drejtësia dhe devotshmëria, janë disa prej tyre. Ai në lidhje me këtë thotë: "Duke marrë parasysh faktin se shteti islamik është jo vetëm shtet i ligjit, por shtet i ligjit hyjnor, atëherë udhëheqësi i tij duhet të plotësojë dy kushtet kryesore dhe këto dy kushte janë baza e shtetit ligjor dhe pa këto dy kushte, shteti ligjor nuk është i logjikshëm. Këto dy kushte janë: i pari është njohja dhe zotërimi i ligjit islamik; dhe i dyti është drejtësia". Duke shpjeguar edhe disa kushte të tjera të Veli Fakih, Imam Khomejni (ra) thotë: "Ai njeri i cili dëshiron të bëhet udhëheqës dhe përgjegjës i çështjeve të myslimanëve dhe zëvendës i Imam Aliut (a.s.)..., duhet të jetë i pastër nga ambiciet materiale të kësaj bote, edhe në rast se ato ambicie mund të jenë të lejuara. Kjo është për arsye se në këtë rast se ndjek ambicie të tilla, ai nuk do të jetë besnik i Zotit dhe nuk mund t'i besohet atij". Kusht tjetër për Veli Fakih është aftësia dhe dituria në administrimin e çështjeve shtetërore. Neni i pestë i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit cakton kushtet e dijetarit fetar i cili posedon meritat për të qenë udhëheqës dhe Veli Fakih i shtetit dhe shoqërisë islame si në vijim: "Në kohën e mungesës së Imam Mahdiut (a.xh.) në Republikën Islamike të Iranit, përgjegjësia e çështjeve dhe lidershipi i shoqërisë është mbi supe të dijetarit të drejtë, të devotshëm, të njohur me rrethanat e kohës, trim, administrues dhe të aftë për të udhëhequr...".

Çështje me rëndësi në lidhje me Veli Fakih është kjo që ai menjëherë pasi të humbë njërin prej kushteve të caktuara si drejtësinë, devotshmërinë, trimërinë etj., ai vetvetiu humb pozitën e tij dhe kjo çështje përbën dallimin e lidershipit në sistemin e shtetit islamik nga sistemet shtetërore të tjera si ato demokratike dhe despotike. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Me kushtet e caktuara për pozitën e Veli Fakih, ai nuk guxon të marrë asnjë hap të gabuar. Nëse ai të flasë vetëm një fjalë gënjeshtër ose të bëjë vetëm një hap të gabuar, ai më nuk ka pozitën e Vilajetit...". Prandaj, Vilajeti Fakih, është një parim i fortë dhe progresiv që Sheriati Islam ka caktuar kufijtë dhe kushtet e tij dhe mbikëqyrë respektimin e tyre. Pikërisht për arsye të kësaj pozite dhe të rolit të Veli Fakih, Imam Khomejni ka thënë: "Mbështeteni Vilajeti Fakih në mënyrë që të mos dëmtohet ky vend".

Feb 02, 2018 11:05 Europe/Tirane
Komente